English

Diarrea dhe kapsllëku tek femijët. Trajtimi

Diarreja , jashtëqitje të ujshme që ndodh më shumë se tre herë në ditë, është një problem i shpeshte i cili zakonisht ndalon vete pa asnjë trajtim të veçante. Megjithatë diarreja e zgjatur në kohe mund të jetë shenje e ndonjë problemi serioz. Njerëzit me diarre mund të kenë 4-ose më shumë jashtëqitje në ditë.
Diarreja mund të shkaktojë dehidrim që do të thotë se trupi ka pamjaftueshmëri të lëngjeve për të kryer funksionet e tij.
Dehidrimi mund të jetë i rrezikshëm tek fëmijët dhe tek të moshuarit, dhe ai duhet trajtuar menjëherë për të shmangur problemet serioze me shëndetin.
Njerëzit e çdo moshe mund të bëjnë diarre. Përafërsisht një i rritur mund ketë 4 herë në vit diarre.

Diarrea dhe zenia kaps tek femijet jane ndryshime qe ndodhin ne sistemin e jashqitjes tek femijet dhe eshte nje gje krejtesisht normale ne shumicen e rasteve

Cilat jane simptomat?

Ne rastin e diarrese, femija mund te dale jashte disa here ne dite me jashteqitje te ujshme . Mund te kete shume gas, dhe jashteqitja mund te jete “shperthyese” ose me ere te keqe. Ne varesi te shkakut femija mund te kete dhimbje barku, vjellje dhe temperature.
Me zenien kaps, jashteqitja mund te jete e forte dhe e veshtire per te dale jashte. mund te shkaktoje carje te lekures delikate te zorres dhe mund te shkaktoje viza te pergjakura ne jashteqitje.
meqenese zorra e trashe tejmbushet me jashteqitje, femija mund te humbase ndjenjen e nxjerrjes jashte dhe mund te shkaktoje qe femija qe dale jashte pa dashje. Kjo gje mund te shkaktoje diarre dhe zenie kaps ne te njejten kohe.
Eshte e veshtire per te perkufizuar se cfare eshte normale ne jashteqitje. Shume veta besojne se nje here apo dy ne dite eshte normale, por limit eshte me i madh.
Femijet ne gji mund te mos dalin jashte per dite me rradhe dhe kjo mund te jete normale per ta. Te femijet ka shume rendesi te verehen ndryshimet ne zakonin e te dalit jashte.

Cfare i shkakton?
Ka shume shkaqe per diarre apo zenie kaps.
Shkaqet e zenies kaps mund te perfshijne dehidrimin (psh pas nje temperature te larte) carje e lekures se zorres ( frika e dhimbjes pengon femijen qe te dale jashte) stres (ambjet i panjohur per femijen, ose shqetesim emocional) dhe ne rast te rrale ndonje shqetesim mjekesor.
Diarrea mund te shkaktohet nga ndonje infeksion, probleme me absorbimin e lengjeve, kur ushqimi nuk nuk eshte marre sic duhet (psh jo-tolerance ndaj ushqimeve te caktuara ose problemeve me stomakun ).

Si Trajtohen?
Me diarrene vazhdoni ta ushqeni femijen normalisht- mos e lini pa ngrene. Supat dhe ushimet e pasura me karbohidrate jane te rekomanduara, si dhe sa me shume lengje per te evituar dehidrimin.
Me zenien kaps mund te ndihmoni duke rritur sasine e lengjeve , frutave dhe fibres. Ne qofte se nuk ka efekt drejtohuni mjekur per te marre mjekim qe zbusin jashteqitjen.
Per femijet e mitur gjithmone drejtohuni mjekut. Ne rast se problemi nuk largohet apo femija nuk ju duket mire coje tek mjeku. Zakonisht diarrea dhe zenia kaps per nje periudhe te gjate eshte shenje e nje problemi me te madh qe duhet ti bini pas

KOMENTE