English

Plagoset rëndë si rezultat i shpërthimit kreu i komunës Qendër në Vlorë, Fredo Berberi

Fredo Berberi, kreut të komunës Qendër në Vlorë i është kryer ditën e sotme atentat në Vlorë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qëndër të qytetit jugor, në bulevardin Vlorë-Skelë, ku automjeti tip fuoristradë në pronësi të kryekomunarit, është hedhur në erë si pasojë e vendosjes së një sasie eksplozivi.

Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, në automjetin tip fuoristradë “Benz ML”, janë dëmtuar edhe dy makina të tjera, që ndodheshin aty pranë në momentin e ngjarjes.

Policia ka rrethuar të gjithë zonën ku ndodhi ngjarja dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e atentatit mafioz ndaj zyrtarit lokal. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur edhe deputetët e PD të qarkut Vlorë.

KOMENTE