English

Tërmetet "zgjojnë" Tiranën dhe Durrësin

Mbi 20 lëkundje lëkundje tërmeti kanë zgjuar mëngjesin e të hënës qytetin e Durrësit, Tiranës dhe rrethinat.

Referuar Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Aktivitetit Sizmik termeti i pare eshte regjistruar ne oren 7:00 me nje magnitude prej 4.5 te Shkalles Rihter.

Epiqendra e termetit ka qene 29 km ne Perendim te Tirane, 8 km ne Veri-Lindje te Durresit dhe 9 km ne Veri Perendim te Shijakut me nje thellesi prej 10 km. Vetem 26 minuta me pas nje tjeter lekundje ka prekur serish kete zone, por kete here magnituda ka qene 4.1 e Shkalles Rihter.

Nderkohe rreth ores 08:15 eshte regjistruar dhe lekundja e trete, serish ne te njejten zone me nje magnitude prej 4.1 e Shkalles Rihter. Lekundjet e termetit jane ndjere ne te gjithe qytetin e Tiranes, Durresit dhe zonat perreth. Deri me tani nuk njoftohen per deme material.

Tërmetet ndërpresin mësimin

Një pjesë e mirë e shkollave 9-vjecare dhe atyre të mesme në Durrës kanë ndërprerë procesin mësimor për shkak të lëkundjeve të vazhdueshme të tërmetit që nisën mëngjesin e së hënës.

Informacioni rastesor për ndërprerjen e mësimit në disa shkolla ka krijuar konfuzion te prinderit dhe trafik të rënduar në qarkullimin rrugor. Vendimet per nderprerjen e procesit mesimor jane marre nga drejtuesit e shkollave perkatese, te frikesuar per aktivitetin sizmik ne vazhdim dhe pasojat e mundshme te tij ne godinat shkollore. Lëkundja e parë e tërmetit ne Durres u regjistrua në orën 07.00 të mëngjesit me një fuqi 4.2 ballë të shkallës Rihter, për t’u pasuar nga të tjera goditje që tronditën rrethin bregdetar të Durrësit. Në harkun kohor të dy orëve, janë regjistruar dy lëkundje të forta dhe shumë lëkundje të tjera me intensitet nga 2,6 deri në 4,2 ballë dhe një thellësi 7-18 km. Lëkundjet janë ndjerë të forta në të gjithë qytetin e Durrësit, fshatrat e tij, si dhe në Kavajë dhe Krujë, ndërsa nuk raportohen dëme materiale apo të lënduar në njerëz/TCH/

KOMENTE