Kievi që prej disa javësh i përfshirë në protesta tashmë ka rezultuar dhe me vrasje.
Së paku dy vetë janë vrarë në përleshjet midis policisë dhe protestuesve në kryeqytetin ukrainas Kiev .
Prokurorët konfirmuan se të dy kishin vdekur nga plagë plumbash . Ata janë viktimat e para që prej fillimit të protestave në nëntor lidhur me refuzimin e qeverisë së një traktati të planifikuar me BE .
Përleshjet e së mërkurës filluan pasi policia shkoi për të çmontuar një kamp proteste .
Presidenti Viktor Janukoviç thuhet se po takohet me udhëheqësit e opozitës për të diskutuar krizën .
Përleshjet vijnë në ditën që ligjet e reja anti - protestë do të hyjnë në fuqi . Parlamenti miratoi ligjet javën e kaluar , duke shkaktuar protesta të përtërira , të cilat përfunduan në dhunë të dielën natën .
Qindra njerëz janë plagosur. Ndërkohë , ambasada e SHBA në Ukrainë thotë se ka anuluar vizat e " disa ukrainasve të cilët ishin të lidhur me dhunën " . Ajo nuk ka dhënë emra , por tha se ajo konsideronte veprime të mëtejshme kundër atyre që janë përgjegjës për dhunën aktuale.