English

Lushtaku: S’jam pishman që Garda s’e nderoi ‘tradhtarin’ Ibrahim Rugova

Nuredin Lushtaku, e urren Ibrahim Rugovën deri ne palcë. Nuk ka lejuar asnjë gardist t’i bëjë nderime trupit të pajetë të Presidentit Ibrahim Rugova. Thotë se ka shumë arsye pse tetë vjet më parë veproi ashtu.
Ai ndihet krenar qe nuk i beri nder ish presidentit historik dr. Ibrahim Rugovës. Edhe njëqind herë po të kthehej koha prapa, është i bindur se njësoj s’do ta respektonte urdhërin e Agim Çekut, ish-Komandantit të TMK-së, për ta nderuar dr. Rugovën. Këtë e sqaron vet Nuredin Lushtaku ne një intervistë për "Tribunën".
Nuredin Lushtaku nuk i ka rënë pishman për veprimet e tij të para tetë vjetëve. Në vitin 2006 si komandant i Gardës së Kosovës, ka refuzuar që ushtarët e tij të bëjnë nderime pranë arkivolit të presientit Ibrahim Rugova.
Për moszbatimine e këtij urdhëri thotë se kishte shumë arsye. Lushtaku, tash zv/ministër i Diasporës, thotë se edhe në njëvjetorin e vdekjes së Rugovës, për të njëjtën arsye u pezullua.

KOMENTE