Një kamion frigorifer i mbushur me 48 Udhëtarë shqiptarë u ndalua të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet tunelit Channel.
Grupi, i cili përfshinte grat dhe fëmijë, u zbulua në pjesën e prapme të një kamioni gjatë një kontrolli rutinë në terminalin Channel në Coquelles, pranë Calais, në Francën veriore.
Pas zbulimit, një zyrtar i kufirit paralajmëroi se duke përdorur kamionë frigorifer dhe depozita të mbyllura për të kontrabanduar përtej kufijve, njerëzit mund të rezultojnë në viktima.
Kontrolli është kryer rreth orës 9:00 të martën pasi kamioni ishte duke pritur për të hipur në një anije për në Folkestone,Kent.
Kamion, që përdorej si frigorifer në fakt nuk ishte ndezur për ngrirje, pasi nuk kishte asgjë përveç shtetasve shqiptarë në bord.
Të gjithë udhëtarët ishin në gjendje të mirë ku 7 ishin femra dhe 41 meshkuj.
Tre prej tyre ishin të mitur. Të gjithë u janë dorëzuar autoriteteve franceze, ndërsa shoferi rumun i kamionit u arrestua nga policia franceze kufitare që po heton tashmë ngjarjen.