English

Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për falimentimin e kompanisë ajrore Belle Air

Është mbyllur pas dy muajve plot, çështja gjyqësore e shpalljes së falimentimit të kompanisë ajrore Belle Air.

Më 22 janar, gjykata e Tiranës ka vendosur të pranojë kërkesën e saj të falimentimit dhe ka emëruar si administratore Ingegerta Bebin. Sipas vendimit të gjykatës, “të gjithë kreditorët e shoqërisë kanë të drejtë të paraqesin brenda 90 ditëve nga shpallja e këtij vendimi, të gjitha pretendimet e tyre tek administratorja e falimentimit duke i njoftuar asaj pretendimet dhe te drejtat e siguruara që kanë mbi pasuritë e personit të tretë në këtë gjykim”.

KOMENTE