Nje biznesmen i sektorit te ndertimit ka qene shenjestra e rradhes e atentateve me tritol. Xhemal Çela, 45-vjeç eshte hedhur ne ere me makinen e tij ne zonen e plazhit ne Durres dhe vetem fati i ka shpetuar jeten, megjithese gjendja e tij shendetesore eshte kritike.
Në automjetin tip Citroen me targa AA 759 EY ndodhej vetëm drejtuesi i mjetit i identifikuar si shtetasi Xhemal Çela, 45 vjeç, banor i Shkozetit. Nga shpërthimi makina është demtuar plotësisht, po drejtuesi i mjetit, me aktivitet në fushën e ndërtimit ka arritur të dalë prej saj.
Nga hetimet e para bëhet e ditur se shpërthimi është rezultat i aktivizimit të një sasie lënde eksplozive që ishte vendosur më parë në automjet. Grupi hetimor ka kryer veprimet e para në vendin e ngjarjes dhe nisur punën për zbardhjen e këtij krimi, duke nisur nga konstatimi i konflikteve të mundshme të të plagosurit.
I dëmtuar dhe i traumatizuar ai është dërguar në spitalin e Durrësit dhe me pas u transferua ne Spitalin Ushtarak ne Tirane per mjekim me te specializuar, pasi gjendja e tij eshte e rende.