English

12 policë dëmtohen gjatë aksidentit në autostradën Levan - Vlorë

Mbrëmjen e së enjtes, teksa po udhëtonin në drejtim të Vlorës me furgonat e policisë, janë aksidentuar 12 policë.

Ngjarja ndodhi në autostradën Levan - Vlorë, në afërsi të fshatit Novoselë, e si pasojë e përplasjes 12 persona mbetën të plagosur, prej të cilëve dy në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autokolona përbëhej nga 4 automjete të mëdha, tip furgonë, të shoqëruar nga një fuoristradë e bardhë e policisë, në fund të saj. Si pasojë e një devijimi të njërit prej furgonëve, u shkaktua përplasja në grup e gjithë autokolonës.

Po punohet për zbardhjen e dinamikës së aksidentit dhe shkakun e devijimit të automjeteve.

Autokolona ishte pjesë e një ekipi të nisur nga kryeqyteti për në paraburgimin e Vlorës, për kryerjen e një inspektimi. Në spitalin rajonal shkuan, përveç drejtuesve të policisë së Vlorës, edhe shefi i paraburgimit dhe nëndrejtori i përgjithshëm i burgjeve.

KOMENTE