English

Strukturat speciale të Policisë së Shtetit, sigurim falas për jetën

Strukturat speciale të Policisë së Shtetit do të përfitojnë sigurimin e jetës nga buxheti i shtetit dhe për rrjedhojë në rast të çdo ngjarje të papritur, të gjithë shpenzimet për kujdesin shëndetësor do të jenë të garantuara falas në gjithë institucionet shëndetësore.

Projektligji “Për kujdesin shëndetësor të veçantë të punonjësve të strukturave speciale operacionale të Policisë së Shtetit”, që paraqitet për shqyrtim e miratim, mbështetet në nenet 78 dhe 83, pika 1, të

Kushtetutës, dhe ka si qëllim trajtimin e veçantë të punonjësve të strukturave speciale operacionale të Policisë së Shtetit, në mënyrë që këta punonjës të përfitojnë një kujdes shëndetësor të veçantë, me qëllim diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve, në funksion të përmbushjes së detyrës së tyre.

Bëhet fjalë për strukturat speciale operacionale të Policisë së Shtetit që kanë për mision kryerjen e operacioneve të sigurisë së veçantë dhe zgjidhjen e situatave, të cilat nuk mund të përballohen nga

shërbimet e tjera të policisë, ekzekutimi i të cilave kërkon personel të përgatitur e të pajisur në mënyrë të posaçme, si dhe dhënien e ndihmës në rastet e emergjencave civile e të aksidenteve për mbrojtjen e jetës dhe pronës

. Në këto struktura përfshihen komisariati “RENEA”-s, Komisariati i Ndërhyrjes së Shpejtë, si dhe forca të tjera të Policisë së Shtetit, që kanë një natyrë të ngjashme pune me to dhe komisariati i Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH).

Për këta punonjës siguruesi do të marrë përsipër të rimbursojë në masën 100% shpenzimet e shërbimeve spitalore si pacient i brendshëm dhe që përkojnë, si më poshtë:

dhoma dhe ushqimi, pagesa e transportit me ambulancë në rast aksidenti nga vendi i ndodhjes së aksidentit deri në spital, shpenzimet për pagesën e mjekut specialist, kirurgut, anestezistit, përdorimi i

pajisjeve dhe i aparaturave të sallës së operacionit, teste diagnostikuese, përfshirë patologjitë, ekzaminimet me RXT, CT skaner, MRI skaner, PET skaner, kujdesi intensiv, i laçet dhe medikamentet mjekësore për përdorim në spital.

Check – up vjetor për çdo person të siguruar. Polica e sigurimit për person në vit, mesatarisht, është 18 500 lekë. Kostoja vjetore e sigurimit për kujdes shëndetësor të veçantë në grup për 500 vetë, pjesëtarë të forcave speciale, është 9 240 000 lekë/TCH/

KOMENTE