English

Xhemal Çela nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda

Biznesmeni nga Durrësi, Xhemal Çela i cili 48 orë më parë u hodh në erë bashkë me makinën e tij nuk ka arritur t'i mbijetojë dot plagëve të rënda.

Mësohet se, pas disa ndërhyrjesh kirurgjikale, biznesmeni i ndërtimit nuk ka arritur të dalë nga koma.

Mjekët kanë konfirmuar rreth orës 14.00 vdekjen e 48-vjeçarit, i cili kishte marrë plagë të rënda dhe dëmtime të parikuperueshme në organet jetësore të trupit.

Çela në momentin e shpërthimit ka humbur shumë gjak për shkak të dëmtimit në të dyja këmbët dhe kjo ka qenë fatale për jetën e tij, ndërsa mjekët kanë konfirmuar gjithashtu se ai kishte marrë edhe plagë në kokë.

KOMENTE