English

Drejtorit të Drejtorisë Arsimore në Korçë, zotir Grabocka i digjet makina

Një tjetër ngjarje tronditëse që ditët e fundit janë bërë të shpeshta ka ndodhur edhe në qytetin juglindor Korçë.

Drejtorit të Drejtorisë Arsimore në Korçë, Kristaq Grabocka, i kanë djegur makinën orët e para të mëngjesit të djeshëm, në lagjen numër 3, në Korçë. Automjeti me targë “AA 050 CS” në momentin e ngjarjes ka qenë i parkuar jashtë një lokali, ndërsa persona të paidentifikuar kanë thyer xhamin e pasmë të automjetit dhe më pas kanë hedhur në sedilje një shishe me benzinë, duke i vënë flakën.

Nga hetimet paraprake rezulton se bëhet fjalë për një zjarr-vënie të qëllimtë. Një javë më parë automjeti i Grabockës është sulmuar sërish nga persona të paidentifikuar duke i çarë gomat. Vetë drejtori Grabocka dyshon se djegia e makinës është bërë për arsye të detyrës që ai mban.

KOMENTE