English

Dy mashtrues nga Shkupi në Tiranë

Kastriot Myftaraj - Sot, dy ministra shqiptarë të qeverisë së Maqedonisë, Valon Saraqini dhe Abdilaqim Ademi, erdhën në Tiranë, që në takim me homologët e tyre shqiptarë, dhe Kryeministrin Rama, t’ i sigurojnë qytetarët e Shqipërisë se nuk ka projekt të qeverisë së Maqedonisë për devijimin e Lumit Radika dhe se projekti nuk do të kryehet nëse cënon mjedisin në Dibër të Madhe dhe rezervat ujore të Republikës së Shqipërisë. Vizita e tyre ndodhi një ditë pasi Edi Rama ironizoi ish-Kryeministrin Berisha në Kuvend se ai nuk mund të ishte atdhetar më i madh se Ali Ahmeti.
Sa për ndjenjën atdhetare të Ali Ahmetit, tashmë ka dy Ali Ahmetë njëri prej të cilëve është Ali Ahmeti luftëtar dhe tjetri është Ali Ahmeti politikan. Për ndjenjën atdhetare të Ali Ahmetit luftetar, jam gati të dëgjoj rrëfime në shqip. Por sa për ndjenjën atdhetare të Ali Ahmetit politikan, mund të sillen shumë fakte që nuk është vendi këtu t’ i sjell, në bazë të të cilave fakte për ndjenjën atdhetare të Ali Ahmetit duhet folur në maqedonisht.
Fjala e dy ministrave shqiptarë që erdhën në Tiranë nuk vlen për asgjë se ata janë dy mashtrues të afirmuar. I pari, Abdilaqim Ademi njihet mirë në Tiranë si një njeri që në vitin 1996 ka blerë një diplomë në Universitetin e Tiranës për inxhinier metalurg. Në vitet nëntëdhjetë industria metalurgjike e krijuar nga Enver Hoxha në Shqipëri, sipas modelit stalinist të industrisë së rëndë, pushoi së punuari si krejtësisht jorentabile. Por katedra e metalurgjisë në Universitet vazhdoi të funksiononte për inerci se disa njerëz me lidhje politike duhet të vazhdonin të merrnin rrogën dhe të shisnin diploma dhe grada shkencore. Unë njoh mjaftueshëm njerëz që kanë punuar në këtë katedër, për të ditur me siguri se Abdilaqim Ademi nuk ka shkelur një ditë në auditorët e Universitetit, se ai edhe sot nuk e di ku janë auditorët dhe laboratorët, se ai di vetëm restorantet ku i priste profesorët për dreka dhe darka në fund të të cilave u jepte një zarf me marka gjermane për të marrë provimet. Në vitin 1996 diploma e inxhinierit metalurg nga Universiteti i Tiranës ishte një atavizëm se nuk funksiononte më industria metalurgjike ku studentët duhet të bënin praktikën. Mësohej me disa libra të vjetër të përkthyer nga gjuha kineze dikur, për aq sa mësohej. Por Abdilaqim Ademit i shërbeu shumë kjo diplomë se me të ai bëri karrierë të madhe politike në Maqedoni. E vrojtova me vëmendje Abdilaqim Ademin kur fliste sot. Kur kërkon të sigurojë dhe të garantojë diçka, arrin pa vështirësi të marrë pamjen e dëshmitarit të rrejshëm në gjykatë.
Sa për Valon Saraqinin, fjala e tij nuk vlen, se në rastin e tij edhe vetë fjala “shqiptar” duhet shkruar në thonjëza. Mbiemri i tij, Saraqini, tregon se ai nuk është shqiptar, por arab etnik. Europianët quanin “saraçenë”, ose “saraçinë” arabët të cilët vinin nga Mesdheu në Europë si pushtues. Në të folmen e një pjese të trojeve shqiptare ku “ç” bëhet “q” thuhet “saraqini”. Mbiemri i Valon Saraçinit tregon se shqiptarët e Maqedonisë së sotme, në kohën e ardhjes së familjes së tij, kishin një fjalor europian. Në rastin e Valonit fytyra e tij i shkon shumë mbiemrit të tij.
Dy mashtruesit nga Shkupi, si duket nuk kanë arritur mjeshtërinë e kryeshefit të tyre Ali Ahmeti në artin e rrenave politike, se ata në fund të fjalisë përgënjeshtronin se çfarë kishin thënë në fillim të saj. Kështu, e fillonin fjalinë duke thënë se nuk ka projekt për ndërtim hidrocentralesh në Lukovë, por e përfundonin duke thënë se nuk do të lejohet që të zbatohet projekti nëse cënon interesat e Dibrës së Madhe dhe të Republikës së Shqipërisë.
E vërteta është se projekti ekziston ndryshe nuk do të ishte angazhuar Banka Botërore, e cila ka si parakusht të anagazhimit ekzistencën e një projekti të cilin e shqyrton pastaj me metodat e saj. Por kur thonë dy leitnantët e Ali Ahmetit se nuk ka projekt është e sigurt se ai ekziston pasiqë ne nuk kemi harruar se partia e tyre BDI ka gjashtë vite në pushtet, dhe se ata dikur na kanë thënë se nuk ka projekt për t’ u ndërtuar në qendrën e Shkupit ato ngrehina që janë sot. Qëndrimi i tyre mund të përkufizohet vetëm me një fjalë: “S’ kam turp, s’ ke çka më bën!” E vërteta është se Maqedonia e ka marrë që tani rreth një të tretën e prurjeve të Lumit Radika, dhe tani synon që të marrë pjesën e mbetur/tetova1/

KOMENTE