Kryeministri i Sllovakisë injoron Lulzim Bashën duke u larguar nga Shqipëria pa e takuar atë. Në bazë të vizitave të shkuara të krerëve të lartë të vendeve të BE-së dhe më gjerë, që të gjithë kanë zhvilluar një takim me kreun e opozitës, si personi i dytë me i rëndësishëm pas kryeministrit të vendit. Por Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico, nuk e kishte futur as në rendin e ditës takimin me Bashën. Sipas njoftimit të publikuar dy ditë më parë në faqen e kryeministrisë sllovake për axhendën e takimeve që do të zhvillonte Fico në Tiranë, takimi me kreun e opozitës nuk ishte duke e ngelizhuar Lulzim Bashën për postin që ka.
Incidenti diplomatik
Neglizhimi i kreut të ekzekutivit sllovak ndaj kreut të Partisë Demokratike Shqiptare, Lulzim Basha, mund të ketë ardhur pas një incidenti diplomatik që Berisha ka bërë me Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë në muajin shkurt të vitit 2013. Në atë kohë Berisha ishte kryeministër i Shqipërisë dhe deklaronte vazhdimisht bashkimin e të gjithë shqiptarëve në të 5 shtetet e Ballkanit.
Kjo deklaratë e ish-kryeministrit duket se ka tensionuar shumë marrëdhëniet e ekzekutivit sllovak me PD pasi në atë kohë, Ministri i Jashtëm i Sllovakisë e kritikoi Berishën mbi qëndrimet që ai mbante duke shtuar se ato janë të rrezikshme. Konkretisht në atë kohë Ministri i Jashtëm i Sllovakisë Miroslav Lajçak theksoi: “Ne nuk mund të qëndrojmë dhe të shikojmë. Ky qëndrim me siguri do të shfaqet shumë shpejt edhe në deklaratat zyrtare të BE-së. Ka folur në mënyrë të përsëritur për një bashkim të shqiptarëve në pesë shtetet e Ballkanit”. /Shqiptarja.com/