Laver Bariu, mjeshtri i klarinetës dhe i këngës popullore u nda nga jeta mesditën e së dielës në moshën 86-vjeçare.
Lajmi u komunikua prej familjarëve të mbajtësit të titullit “Mjeshtër i Madh i Punës”.
I lindur në vitin 1929 në qytetin e Përmetit, Bariu u bë protagonist i një karriere shumë të suksesshme, e cila e lejoi që të fitonte famë në të gjithë trevat shqipfolëse.
Këngëtar dhe klarinetist, Bariu është themelues i grupit “Sazet e Përmetit”, e cila ka dhënë disa shfaqje në vendet e rajonit dhe jashtë saj, deri në Australi.
86-vjeçari, disa herë pjesëmarrës në festivalin e këngës folklorike, do të mbetet i paharruar edhe për një sërë duetesh, që ka realizuar me disa prej këngëtarëve më të spikatur të muzikës popullore shqiptare.
Mjeshtri i madh la gjurmët e tij edhe në kinematografi, pasi në vitin 1977 interpretoi dhe regjistroi të gjithë materialet e filmit “Gjeneral Gramafoni”, ndërsa në vitin 1989 u bë protagonist i filmit dokumentar muzikor të Kinostudios “Shqipëria e Re”, “Këngët e zemrës”.