Deputetët Flamur Noka dhe Pjerin Ndreu kanë konfliktuar në përfundim të mbledhjes së Komisionit të Sigurisë.
Përplasja mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës ka shkuar deri aty sa është dashur ndërhyrja e Gardës së Republikës dhe deputetëve të tjerë që janë pjesë e këtij komisioni për të shmangur përleshjen e mëtejshme.
Fillimisht mes Nokës dhe Ndreut ka pasur ofendime, ku deputeti i Partisë Socialiste i është drejtuar ish-ministrit të Brendshëm me fjalët: “Injorant, nuk merrem me ty”.
Noka Tahirit: “Je karagjoz”. Tahiri: Ka ikur koha kur policia bënte ekspertiza
Ministri i brendshëm Saimir Tahiri ka raportuar sot në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në lidhje me vrasjen e vëllezërve Çollaku nga pala greke. Ndërsa u shprehu ngushëllime familjes Çollaku, Tahiri kërkoi nga politika të mos abuzojë me këtë ngjarje të rëndë.
Mbledhja u shoqërua me debate mes ministrit dhe deputetit të PD-së Flamur Noka i është drejtuar Tahirit duke i thënë: “Je karagjoz”.
Ndërsa, ministri Tahiri iu drejtua opozitës me fjalët: “Ka ikur koha kur policia bënte ekspertizën e vrasjeve që kryente vetë siç ndodhi më 21 janar”. Sa i përket vrasjes së dy vëllezërve Çollaku, Tahiri ka kërkuar nga politika të mos abuzojë me këtë ngjarje të rëndë.
“Dy vëllezërit Çollaku qëlluan me armë ndaj policisë greke dhe ata iu kundërpërgjigjën. Ne nuk mund ta këqyrim vendin e ngjarjes, sepse është jashtë juridiksionit tonë. Ministria e Brendshme nuk bën ekspertizë mjeko-ligjore, pasi kjo është kompetencë e organeve të tjera. Garantoj, që shteti shqiptar ka ushtruar të gjitha kompetencat për ngjarjen në kufi me Greqinë”, tha ai.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të Partisë Demokratike Flamur Noka, i cili ka theksuar se duhet të zbardhjet e vërteta për vrasjen e dy vëllezërve Çollaku.
“Ngjarja ka një terr informativ. Duam të vërtetën e ngjarjes në kufirin me Greqinë ku u vranë dy vëllezërit Çollaku. Policia jonë dha të njëjtin version të ngjarjes në kufi, si policia greke”, tha ai.
Ministri shtoi më tej se “dy vëllezërit Çollaku qëlluan me armë ndaj policisë greke dhe ata iu kundërpërgjigjën. Ne nuk mund ta kqyrim vendin e ngjarjes, sepse është jashtë juridiksionit tonë. Ministria e Brendshme nuk bën ekspertizë mjeko-ligjore pasi kjo është kompetencë e organeve të tjera. Garantoj, që shteti shqiptar ka ushtruar të gjitha kompetencat për ngjarjen në kufi me Greqinë”.
Ndërsa deputeti i PD Astrit Patozi theksoi se Tahiri duhet të mendojë dorëheqjen nga posti i ministrit.
“Tahiri nuk ka kohë të vijë në komision, pasi është kthyer në një “Star mediash”. A e keni menduar dorëheqjen nga posti apo shkarkimin nga detyra e ministrit?”, iu drejtua Patozi ministrit.
Dy vëllezërit Melsi dhe Klevis Çollkaku, u vranë në muajin nëntor në kufi me shtetin grek. Familjarët pretendojnë se të dashurit e tyre nuk kanë ushtruar kurrë aktivitete me trafiqe kriminale dhe se vrasja ka qenë me qëllim nga pala greke. Sipas familjarëve, para se të vriteshin, trupat janë torturuar dhe më pas masakruar me plumba.
Ndërkaq po sot Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri akuzoi Sherbimin Informativ Shtetëror për pengim dhe mosdhënie informacioni Policisë së Shtetit.Duke iu referuar krimeve të fundit me lëndë eksplozive, Tahiri tha se po cenohet rëndë siguria kombëtare.
"Inaktiviteti, mosmarrja e informacionit dhe mosdhënia e informacionit cënon sigurinë kombëtare lidhur me këto akte terroriste. Sot që flasim kam zero informacion lidhur me këtë që ndodh nga Shërbimin Informativ i Shtetit. Kjo është e papranueshme dhe cënon sigurinë kombëtare të shtetit shqiptar. Unë pres që në luftën kundër të tilla akteve terroriste, pavarësisht se kanë një rritje të pajustifikueshme, gati artificiale, pres që përtej bashkëpunim deklarativ të ketë bashkëpunim thelbësor", tha Tahiri.
“Është hapur një fole kriminaliteti që nuk ishte e hapur. Tritoli ka një rritje të pajustifikueshme në asnjë rrethanë. Janë akte terroriste që do të hetohen nga policia e prokuroria. Maksimumin që këto ngjarje të ndërpriten. Dje kam zhvilluar një takim me shefin e SHISH-it. I kam komunikuar inaktivitet dhe mosmarrje të informacionit nga ana e SHISH”.