English

Gruaja më e gjatë në botë. Mjekët i parandalojnë rritjen

Mjekët e kanë parandaluar zhvillimin e vajzës 28-vjeçare, e cilësohej si gruaja më e gjatë në botë. Shkak për këtë zgjatje të tepruar ka qenë një tumor në gjëndrën e hipofizës, duke prodhuar hormon të tepërt rritje. Vajza indiane konsiderohet si gruaja më e gjatë në botë pasi ka arritur gjatësinë 2.33 metër dhe peshon 130 kg. Ajo u shpall gruaja më e gjatë në botë në vitin 2012 nga Libri i Rekordeve Guinness. Por, pas një operacioni të suksesshëm Siddiqa Parveen mund të mos zgjatet më. Doktorët në Nju Delhit në Indi arritën t’ia heqin tumorin 28-vjeçares duke e shpëtuar nga paralizimi dhe verbëria. 28-vjeçares po i thyhej shtylla kurrizore dhe nuk mund të qëndronte vetë në këmbë.

Ajo gjithashtu po humbte pak nga pak shikimin si rezultat i rritjes së pandalshme.
Ajo u detyrua të udhëtojë 1.000 kilometra nga fshati i saj i largët në West Bengal në Delhi për operacionin e shpëtimit. Neurokirurgu Ashish Suri tha se, “tumorin duhej ta nxirrnim nga hunda duke futur një endoskop në të. Pati humbje të mëdha gjaku, por gjithçka shkoi mirë”. 28-vjeçarja ka nevojë për ndihmën e një psikologu pasi përmasat e sajë e kanë detyruar të bëjë një jetë të izoluar.

KOMENTE