Policia ka arrestuar një person të shpallur në kërkim, i cili po tentonte të largohej nga Shqipëria. Mësohet se në pranga ka rënë Marjon Mitro, nga Vlora shpallur në kërkim për sulme terroriste me eksploziv në Tiranë.
Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Shtetit informojnë se i ndaluari është Marjon Mitro, nga Vlora dhe ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet për përfshirjen në disa raste të shpërthimeve me tritol në distancë që kanë ndodhur në Tiranë.
Mësohet se Mitro ka tentuar të largohej nga Shqipëria dhe është ndaluar në aeroportin ”Nënë Tereza”, pasi kishte dijeni që ishte në ndjekje të policisë/Shekulli/