English

Policia e Gjirokastrës arreston autorët e sulmit me armë, ndaj autobusit Athinë-Tiranë

Policia e Gjirokastrës identifikoi dhe arrestoi autorët e sulmit me armë të autobusit Athinë-Tiranë ku humbi jetën edhe një pasagjer dhe u plagos një 19-vjeçare.

Sipas zedhenesit te Policise se Gjirokastres eshte zbardhur ngjarja dhe eshte gjetur edhe provat qe kane çuar pasditen e djeshme ne arrestimin e kater te rinjve.

Ata jane Klejdi Tringa, i datëlindjes 1994, lindur në Tepelenë e banues në Fshat - Memaliaj, Gentian Beqiraj, i datëlindjes 1985, lindur e banues në Memaliaj, Besmir Ruçi, i datëlindjes 1991, lindur e banues në Memaliaj dhe Jurgen Lola, i datëlindjes 1992, lindur e banues në Memaliaj.

Ndalimi i ketyre shtetasve u be pasi nga hetimi i deritanishem ka rezultuar se shtetasit Klejdi Tringa, Besmir Ruçi dhe Jurgen Lola, te ndihmuar nga shtetasi Gentian Beqiraj, pas nje plani te diskutuar dhe menduar nje nate me pare ne nje lokal, ne fshatin Vasiar, per grabitje ne rruge, nen efektin e perdorimit te lëndëve narkotike kanë tentuar te ndalojne duke qëlluar me armë zjarri e më pas të kryenin vjedhjen e pasagjereve të autobusit, te linjës Athinë-Tiranë, me targa AA 578 GC, në vendin e quajtur Mogila në aksin rrugor Tepelenë-Krahës.

Ne kushtet e erresires se plote dhe mos ndalimit te autobusit, autoret kane gjuajtur me armë zjarri autobusin ku per pasojë kanë mbetur të plagosur dy shtetas, Laurent Tabaku, i cili per shkak te plagëve të marra ka gjetur vdekjen në spitalin Rajonal Fier dhe nje 19 vjecare e cila ndodhet jashte rrezikut per jeten, pasi ka demtime te lehta shkaktuar nga renia e xhamave te autobusit.

Nga hetimi ka rezultuar se autoret Klejdi Tringa, Besmir Ruci dhe Jurgen Lola, kane levizur me automjetin tip Benz Mercedes, ne posedim te shtetasi Klejdi Tringa, te cilit ne momentin e kontrollit dhe sekuestrimit ju gjet një sasi prej 5.6 gramë lënde narkotike, kanabis sativa, lende e cila eshte perdorur nga autoret perpara kryerjes se krimit. Arma e krimit eshte hedhur ne lumin Vjose, gjithashtu nga hetimi rezultoi se, shtetasi Gentian Beqiraj, eshte bashkpunetor i ndaluar pasi u ka siguruar dhe dhënë armën e krimit automatik shtetasve të mësipërm, me të cilin kanë qëlluar në drejtim të këtij autobuzi. Nderkohe polumbaret jane duke kerkuar ne lume per te gjetur armen.

Te kater te rinjte u arrestuan dhe ka nisur çeshtja penale per 'vjedhje me pasoj vdekjen kryer në bashkëpunim', 'prodhim dhe shitje narkotikësh”, “prodhim dhe mbajtje e municioneve dhe armëve pa leje'./TCH/

KOMENTE