English

Policia e Shtetit: Drejtuesë mjetesh vendosni zinxhirët në akset e bllokuara. Merrni masat për mosaksidente

Policia e Shtetit, nisur nga përkeqësimi i motit gjatë këtyre ditëve, porosit drejtuesit e automjeteve që të tregohen të kujdesshëm, si dhe të respektojnë normat e përcaktuara në aktet ligjore, me synim parandalimin e aksidenteve, veçanërisht për:
1. Respektimin e normave të shpejtësisë.
2. Mospërdorimin e pijeve alkoolike.
3. Përdorimin e rripit të sigurimit.
4. Shmangien e parakalimeve të gabuara.
5. Përdorimin e kaskave mbrojtëse.
6. Përdorimin e dritave jo verbuese.
7. Përdorimin e zinxhirëve dhe gomave dimërore.
8. Mospërdorimin e celularëve gjatë drejtimit të mjetit.
Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë në gatishmëri të plotë për t’i ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës. Në çdo rast qytetarët mund të kontaktojnë me shërbimet e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin përmes numrit telefonik pa pagesë 129, si dhe 126.
Shërbimet e Policisë Rrugore po ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme për respektimin e kërkesave të Kodit Rrugor nga ana e drejtuesve të mjeteve, si dhe në drejtim të pajisjes së mjeteve me pajisjet dimërore, me qëllim parandalimin e aksidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e njerëzve.
Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në akset rrugore nacionale:
Kukës-Peshkopi.
Bajram Curri-Qafë Morinë.
Bulqizë-Librazhd.
Po ashtu rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në akset rrugore në drejtim të zonave malore:
Kukës - Shishtavec
Komuna Kala e Dodës - rruga kryesore në drejtim të Peshkopisë si dhe rrugët që lidhin qendrën e komunës me fshatrat të kalueshme me zinxhirë.
Lurë - Peshkopi dhe Lurë – Rrëshen të kalueshëm me zinxhirë.
Komuna Lurë- në përgjithesi rrugët që lidhin qendrën e komunës me fshatrat janë të kalueshëm me zinxhirë.Probleme në komunen Lurë paraqesin fshatrat Gurë-Lurë, Borie-Lurë, Pregjë-Lurë, Vlashe-Lurë.
· Shkodër-Breg Lumi kalohet me veshtirësi me zinxhirë.

· Bogë-Theth, i bllokuar ne vendin e quajtur “Qafa e Thores” ku ka rreth 70 cm dëborë.

· Tamare-Vermosh, i bllokuar në vendin e quajtur “Gropat e Selcës”, ku ka rreth 60 cm dëbore.

Aksi rrugor për në Komunën e Iballës është i kaluëshëm më zinxhirë.
Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në akset në zonat malore në Mirditë.

KOMENTE