English

Policja rregullon trafikun duke vallëzuar (VIDEO)

35 vjet punë në polici. Punon si police rrugore në kushte tepër stresante por ajo di si ta bëjë punën e saj argëtuese. Madje ndihet dhe mjaft e respektuar për ata që e njohin ndërsa për dikë që e sheh për herë të parë mendon se është e sëmurë.

Mentoria Hutchinson komandon trafikun në New York duke vallëzuar. Në fillim të karrierës së saj, 62-vjeçarja ka pësuar dy aksidente gjatë komandimit të trafikut dhe ka pësuar lëndime serioze. Prandaj, kur është kthyer sërish në punë pas aksidenteve, kishte filluar të vallëzojë për të shmangur frikën. “Njerëzit më duan. Thonë se i bëj të gëzuar. Sepse dikush që vallëzon nuk mund të jetë i hidhëruar”, ka thënë Mentoria.
2061

KOMENTE