13 vjeçari shqiptar me banim në Greqi dhe nxënës në gjimnazin e një shkolle në Kavala ka djegur flamurin grek. Mësohet se ndaj djalit 13-vjeçar ka nisur ndjekja penale në gjendje të lirë, pasi ai nuk mund të arrestohet për shkak të moshës.
Sipas policisë greke, 13-vjeçari e ka djegur dy herë flamurin grek, sot njëherë mëngjesin e 28 tetorit të vitit 2013. Adoleshenti shqiptar pasi hyri në oborrin e gjimnazit të Kavala-s, shkolla ku edhe ai vetë studion, mori një nga flamurët dhe ia vuri zjarrin.
Policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë ndaj 13-vjeçarit shqiptar, i cili akuzohet për xheste ekstremiste dhe për dhunim të simboleve greke/Kataskopoi.com/