English

Greva e autobusëve kaos i vërtetë në Tiranë

Greva e paralajmëruar një ditë më parë nga Federata e sindikatave të pavarura të punonjësve të transporteve në të gjithë Shqipërinë, ka rezultuar me një kaos të vërtetë në lëvizjen e qytetarëve veçanërisht në qytetin e Tiranës.

Kreu i Sindikatës së Transportit Urban, Zija Hasanaj paralajmëron grevë tjetër 24-orëshe nëse punonjësit; shoferë dhe faturinot, nuk do të marrin rrogat. Ai thotë se punonjësit e urbanëve kanë 2-3 muaj pa marrë asnjë rrogë nga punëdhënësit të tyre, të cilët thonë se nuk janë në kushte të paguajnë.

Ata kërkojnë që bileta e urbanit të rritet në 70 lekë si dhe të merren masa për dhënien e pagave të këtij muaji dhe të pagave të prapambetura.

“Kjo ndërprerje si shkak i prishjes së marrëveshjes së 20 dhjetorit 2013 me shoqatën e transportit urban pasi kanë dy- tre muaj pa paguar pagat e punonjësve. Në 20 janar duhet të paguheshin edhe pagat e prapambetura. Në bankë nuk është derdhur as paga e muajit janar”,- u shpreh Hasanaj.

Kreu i sindikatës paralajmëron se nëse situata nuk zgjidhet atëherë pas 15 ditësh sindikata do të zhvillojnë një grevë tjetër, ku do të ndërpritet lëvizja e urbanëve për 24 orë.

KOMENTE