Një burrë është vrarë ditën e sotme me thikë në një fshat të Lushnjës nga një grua. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Grabjan të Lushnjës raporton e përditshmja Shekulli.
Policia bëri të ditur se viktima është shtetasi Ilir Llozi 38 vjeç. Mësohet se policia ka vënë në pranga autoren e këtij krimi, e cila është Daniela Mecani. Sipas dëshmisë së gruas, Ilir Llozi kishte tentuar ta përdhunonte dhe ajo u mbrojt duke e qëlluar me thikë. Mësohet se 38-vjeçari humbi jetën teksa po transportohej për në spital.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që ka nisur verifikimet mbi ngjarjen. Policia njofton se shtetasja Daniela Mecani dyshohet se ka vrarë me thikë për motive banale shtetasin Ilir Llozi.
vijon...