Vazhda e shpërthimeve vazhdon. Tashmë duket si "një lojë" por tepër e rrezikshme edhe pse synimet nuk kanë për qëllim shakanë, pasi me jetën nuk ka shaka.
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:05 pranë “Rrugën e Kavajës” në Tiranë, ka ndodhur një tjetër shpërthim.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Nga të dhënat paraprake dyshohet se automjetit i është vendosur lëndë eksplozive.
Policia bën me dije se mjeti i shpërthyer është tip “Fiat Punto” me targë AA501IC. Nuk raportohet për persona të lënduar. Motivet për ngjarjen ende nuk dihen.