English

Policia një sërë arrestimesh gjatë 24 orëve të fundit në disa rajonë në vend

Seksioni për narkotikët

Më datë 29.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R.M., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi rreth orёs 20:40, te Piramida u kap me 1.0 gr. bimë narkotike e llojit Cannabis Sativa, e cila u bllokua me cilësinë e provës materiale. Neni 283 i Kodit Penal.
Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 28.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Z.S., vjeç 52, banues në Bathore, pasi u kap duke shitur celular pa dokumente origjine të mallit. Me cilësinë e provës u bllokuan 6 celularë dhe 10 bateri për telefona. Neni 180 i Kodit Penal.
Më datë 28.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M.V., vjeç 24, banues në Laprakë, pasi u kap duke shitur numra e karta telefoni pa dokumente origjine të mallit. Me cilësinë e provës u bllokuan 3 karta numra telefoni. Neni 180 i Kodit Penal.
Më datë 28.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lire për shtetasit S.T., vjeç 24 dhe M.A., vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në lokalin në pronësi të shtetasit M.A., në rrugen “Irfan Tomini“, që shfrytëzohej nga shtetasi S.T., për organizimin e pa lejuar të lojrave të fatit, u gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale 2 tavolina pokeri. Nenet 197 dhe 198 të Kodit Penal.
Seksioni për krimet ndaj jetës

Për plagosjen me mjete prerëse të shtetasit F.B., vjeç 17, nxënës në shkollën e mesme “Partizani”, më datë 28.01.2014, rreth orёs 21.30 , u ndalua autori shtetasi D.Z., vjeç 17, banues në Tiranë, nxënës i kësaj shkolle. Neni 88 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 28.01.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Lulzim Neim Muça, vjeç 35, banues në Mëzes, pasi rreth orёs 12:00, në rrugën “Xhorxh Bush”, u kap me motorin tip “Dayang”, me targë TR 557 F, pa dëshmi aftësie. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 28.01.2014, shtetasi A.L., vjeç 34, banues në Tiranë, kallëzon se e kanë kanosur me jetën. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 84 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 28.01.2014, rreth orёs 12:00, te godina e studentëve të Inxhinierisë Ndërtimit, është konstatuar vjedhja në dhomën e 3 studentёve, ku kanë marrë 1 Lap top, 3 celularë dhe 8.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 28.01.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për shoqërimin e shtetases S.K., vjeç 23, banuese në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 20.01.2014, rreth orёs 12:00, në dyqanin butik në rrugën “Sulejman Delvina”, i ka vjedhur 1 telefon “Ipone 4”, shtetases M.V., vjeç 27, banuese në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 28.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F.P., vjeç 41, banues në Shkodër, pasi dyshohet se rreth orёs 14:30, në rrugën e Kavajës në ambjentet e Poliklinikës Nr.9, ka kanosur e goditur me sende të forta shtetasin M.P., vjeç 52, banues në Tiranë. Nenet 84 dhe 90 të Kodit Penal.
Më datë 28.01.2013 filloi procedimi penal dhe punohet për shoqërimin e shtetasit A.S., vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike, shtetasin A.M., vjeç 57, banues në Tiranë. Nenet 275 dhe 84 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 28.01.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për shoqërimin e shtetasit A.Th., vjeç 53, pasi dyshohet se më datë 22.01.2014, për motive të dobëta, nëpërmjet telefonit ka kanosur me fjalë për jetën shtetasin A.M., vjeç 61, banues në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.
Më datë 28.01.2014, rreth orёs 15.00, shtetasi M.M., vjeç 29, kallëzon se rreth orёs 13:00, dy persona të paidentifikuar e kanë goditur me grusht dhe ndodhet për mjekim në QSU Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 90 i Kodit Penal.
Më datë 28.01.2014 filloi procedimi penal dhe punohet për shoqërimin e shtetasit S.E., vjeç 23, banues në Laprakë, pasi rreth orёs 15:00, për motive të dobëta, në autobusin e linjës Kamzë – Tiranë, ka plagosur me thikë, faturinon F.M., vjeç 33, banues në Tiranë, i cili ndodhet në S.Q.U, jashtë rrezikut për jetën. Neni 89 e 25 të Kodit Penal.
Më datë 28.01.2014, rreth orёs 13:00, në rrugën “ Jordan Misja”, është vjedhur banesa e shtetases F.M., banues në Tiranë, ku kanë marrë sende personale, një laptop dhe një sasi lekësh. Punohet për identifikimin e kapjen e autoreve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 28.01.2014, rreth orёs 18.00, shtetasi H.M., vjeç 40, kallëzon se në afërsi është goditur dhe rrahur nga shtetas të pa njohur. Punohet për identifikimin e kapjen e autoreve. Neni 90 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 28.01.2014, në QSUT “Nënë Tereza”, vdiq shtetasi P.L., vjeç 65, banues në Peqin, i shtruar më parë në reanimacion, i cili vuante dënimin në IEVP Peqin për veprën penale “Trafikimi i femrave”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për vdekje natyrale.
Më datë 28.01.2014, në Allias, një person i paidentifikuar ka vjedhur me dhunë shtetasin S.H., vjeç 43, banues në Tiranë, ku i ka marrë 8.000 lekë në mjetin tip “Benz“, me targë AA 021 T. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 139 Kodit Penal.
Më datë 28.01.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Daniel Daut Hilja, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi rreth orёs 23:15, në rrugën ”Ali Baushi”, u kap në gjendje të dehur, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, me targë CH 686 KG. Neni 291 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 28.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen T.Sh., vjeç 47, banuese në fshatin Mukaj, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit S.Sh., vjeç 61. Neni 130/a i Kodit Penal.
Më datë 28.01.2014, rreth orёs 19.15, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S.M., vjeç 25, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kanosur me jetë nëpërmjet telefonit, shtetasin E.S., vjeç 28, banues në Kamzë. Nenet 84 dhe 275 të Kodit Penal.
Më datë 28.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B.B., vjeç 43, banues në Babrru, pasi në Babru ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
Më datë 28.01.2014, rreth orёs 21:00, shtetasit E.B., vjeç 21, banues në Kamëz, i kanë vjedhur një telefon celular tip “Samsung” dhe një protofol me shumën 7.000 lekë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Nenet 134 e 25 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 28.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit G.D., vjeç 55 dhe G.Ç., vjeç 38, banues në Tiranë, pasi dyshohen për plagosjen e lehtë me dashje të shtetasit E.Gj. Neni 89 i Kodit Penal.
Më datë 28.01.2014, u plotësua kërkesë - padia për lëshimin e urdhrit të menjёhershëm të mbrojtjes për shtetasen Z.G., vjeç 65, banuese në Yzberisht, pasi dyshohet se djali S.G., vjeç 36, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë, në ambientet e banesës ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr.9669 datë 18.12.2006.
Më datë 28.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K.H., vjeç 25, banues në Durrës, i paisur me leje drejtimi, pasi rreth orёs 15:20, në autostradën Tiranë-Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Pezho”, ka dalë nga rruga e për pasojë është aksidentuar dhe ndodhet në SQU, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
Më datë 28.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I.T., vjeç 27, banues në fshatin Varosh, pasi dyshohet se më datë 27.01.2014, rreth orёs 20:00, në Ndroq, duke drejtuar mjetin tip “Opel“, pa targë e pa dokumente, për shkak të detyrës nuk i ka ndaluar punonjësit të policisë. Neni 242 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 28.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.B., vjeç 32, banues në Kavajë, pasi dyshohet se më datë 27.01.2014, rreth orёs 20:00 për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin B.C., vjeç 29, banues në Kavajë. Neni 89 i Kodit Penal.
Më datë 28.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.D., vjeç 39, banues në fshatin Vilebashtovë, pasi në lokalin me qera në Gosë, u kap duke ushtuar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës materiale iu gjetën e bllokuan dy tavolina “Pokeri”, pa leje. Neni 197 i Kodit Penal.
Më datë 28.01.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Ilir Hysen Koci, vjeç 39, banues në Gosë, i pajisur me leje drejtimi, pasi rreth orёs 01.00, në fshatin Gosë u kap duke drejtuar mjetin me targë AA 257 CY, në gjendje të dehur dhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë. Nenet 236/2 e 291 të Kodit Penal.
Më datë 28.01.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Kadri Hysen Saraçi, vjeç 36, banues në Gosë, pasi dyshohet se rreth orёs 01:00, në rrugën Rrogozhinë – Kavajë, në Gosë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Audi A4”, me targë AA 965 IF dhe nuk i ka ndaluar patrullës së Policisë Rrugore. Nenet 242 dhe 291 të Kodit Penal.
Më datë 28.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen B.L., vjeç 20, banuese në Kavajë, pasi dyshohet se rreth orёs 16:00, për motive të dobëta, ka fyer shtetasen M.P., vjeç 18, banuese në Vlorë. Neni 119 i Kodit Penal.
Drejtoria Rajonale pёr Kufirin e Migracionin Rinas

Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas

Më datë 28.01.2014, në PKK Rinas u kap shtetasi në kërkim K.K., vjeç 26, banues në Macukull-Burrel, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim Nr. 427, datë 17.09.2012, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”. Nenet 172 e 22 të Kodit Penal.
Më datë 28.01.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Xhevdet Fadil Kallari, vjeç 50, banues në Kamzë, me detyrë përgjegjës turni i Forcës së Sigurisë së aeroportit Rinas, pasi dyshohet se ka ndihmuar për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, shtetasin Kosovar M.B., vjeç 22, duke përdorur si dokument udhëtimi një pasaportë me gjeneralitetet e njё shtetasi tjetër. Për shtetasin M.B., filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”. Nenet 298/2 e 189/1 të Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË QARKUT DURRËS


Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 28.01.2014, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen B.H., vjeç 66, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti A.H., vjeç 62, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.
Më date 28.01.2014, gjatë natës, është vjedhur me thyerje dyqani i shtetasit K.M., vjeç 56, banues në Durrës, ku i kanë marrë dy steka me cigare, disa bidona me vaj dhe 3 kg. sallam. Punohet për indentifimimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i K.P.
Më datë 28.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.M., vjeç 17, banues në Durrës, i pajisur me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orёs 14:30, në lagjen Nr.12, duke drejtuar mjetin tip “Nisan”, ka aksidentuar këmbësoren S.Ç., vjeç 69, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spitalin rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
Më datë 28.01.2014, u arrestua me qëllim ekstradimi në Itali shtetasi në kërkim Artur (Gentjan) Gjok Kaci, vjeç 36, banues në Durrës, pasi Gjykata e Sienёs, me vendim datë 29.11.2006, e ka dënuar me 7 vjet, 9 muaj e 6 ditë burg, për veprën penale “Sulm Përleshje”, Gjykata e Apelit Peruxha me vendim datë 12.05.2009 e datë 14.02.2013, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Vjedhja me dhunë” dhe Gjykata e Apelit Firence me Vendim datë 30.01.2010, për veprat penale ”Vjedhje me dhunë”, “Keqpërdorim i kartave të kreditit” ”Trafik Droge” “Dëmtim, kërcënim, sulm, plaçkitje”. Materialet i kaluan Prokurorisë.
Më datë 28.01.2014, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen S.Sh., vjeç 78, banuese në Durrës, pasi dyshohet se ndaj saj ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike djali Sh.Sh., vjeç 44, banues në Durrës. Materialet i kaluan Gjykates Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.
Më datë 28.01.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit E.K., vjeç 36, banues në Durrës, pasi rreth orёs 18:30, në lagjen nr. 11, duke drejtuar automjetin tip “Mazda”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar. Neni 242 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 28.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.Gj., vjeç 35, banues në Fushë Mamurras Kurbin, i paisur me leje drejtimi, pasi më datë 27.01.2014, rreth orёs 20:30, në rrugën Fushë Krujë – Thumanë, duke drejtur mjetin tip “Pezho”, ka aksidentuar shtetasin M.Sh., vjeç 84, banues në Paskuqan Tiranë, i cili ndodhet në QSU Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
Më datë 28.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Z.Ç., vjeç 31, banues në fshatin Rinas, pasi në Rinas, i ka pushtuar 2500 m² tokë arë shtetasit A.S., vjeç 51, banues në Durrës. Neni 200 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 28.01.2014, gjatë natës, në Sukth te stacioni i Trenit, janë vjedhur 11 pllaka hekuri që shërbenin për mbajtjen e shinave. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 28.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H.M., vjeç 67, banues në fshatin Likesh, pasi dyshohet se në fshatin Likesh i ka pushtuar 500 m² tokë shtetasit I.S., vjeç 49, banues në këtë fshat. Neni 200 Kodit Penal.
Më datë 28.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.D., vjeç 32, banues në Sukth, pasi dyshohet se ka ushtruar dhune fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes E.D., vjeç 21, banues në Sukth. Neni 130/a i Kodit Penal Pёr bashkëshorten u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669 datë 18.12.2006.

DREJTORIA E POLICISË QARKUT ELBASAN


Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 28.01.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Dritan M., vjeç 44, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes Valmira Sali Meleqi, vjeç 42, banuese në Elbasan. Neni 130/a i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Peqin

Më datë 28.01.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Marsel Jemin Plaku, vjeç 21, banues në fshatin Bishqem, pasi rreth orёs 15:30, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 28.01.2014, procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Y.Q., vjeç 51, banues në fshatin Vulçan, i pajisur me leje drejtimi, pasi dyshohet se më datë 27.01.2014, rreth orёs 22:00, në fshatin Hotolisht, duke drejtuar mjetin tip “Ford” është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës. Për pasojë ёshtё aksidentuar vetë drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.
Më datë 28.01.2014, gjatë natës, në fshatin Mirakë, është vjedhur gomisteria në pronësi të shtetasit A.T., vjeç 27, banues në fshatin Mirakë, ku kanë marrë 1 pompë lavazhi, 1 elektromotor, 1 pompë fshirëse, 3 valixhe me çelsa e 1 kriko. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 28.01.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Nikolaos Sulejman Qoshku, vjeç 33, banues në fshatin Babje, pasi rreth orёs 20:30, në Librazhd, u kap duke drejtuar mjetin tip “Opel” me targë AA 740 CK, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. Neni 291 i Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË QARKUT KORÇË


Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 28.01.2014, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen B.F., vjeç 27, banuese në fshatin Zvezdë, pasi dyshohet se bashkëshorti E.F., vjeç 30, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.
Më datë 28.01.2014, gjatë natës, në lagjen Nr.7, persona të paidentifikuar kanë vjedhur me thyerje njё agjenci tё udhëtarëve, ku kanë marrë 500 euro. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Ersekë

Më datë 28.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F.Q., vjeç 45, banues në Ersekë, pasi në një ambient të marrë me qera, ka kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.



DREJTORIA E POLICISË QARKUT FIER


Komisariati i Policisë Fier

1. Më datë 28.01.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Agim Xhezmi Lalaj, vjeç 55, banues në Sheq-Musalalaj, pasi dyshohet se rreth orёs 06:35, në Kashisht, duke drejtuar pa leje drejtimi motorçikletën tip “Lonçin”, ka aksidentuar shtetasin J.Sh., vjeç 27, banues në fshatin Sheq – Musalalaj, i cili ka qenë duke udhëtuar me një karrocë e tërhequr me kafshë pune dhe ndodhet në spitalin rajonal Fier në gjendje të rëndë shëndetësore. Nenet 291 e 290/1 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Lushnjë

Më datë 28.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit Z.L., vjeç 67 dhe I.L., vjeç 74, banues në fshatin Lekaj, pasi në fshatin Lekaj, kanë pushtuar 4 dynym tokë pronë e shtetases Sh.L., vjeç 54, banuese në fshatin Lekaj. Neni 200 i Kodit Penal.
Më datë 28.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B.M., vjeç 44, banues në Lushnjё, pasi në lagjen “Gafurr Muça”, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
Më datë 28.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Th.M., vjeç 74, banues në fshatin Mizë Divjakë, pasi dyshohet se rreth orёs 08:00, në Divjakë, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin M.K., vjeç 49, banues në këtë fshat. Neni 89 i Kodit Penal.
Më datë 28.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S.A., vjeç 18, banues në fshatin Bregas Divjakë, pasi dyshohet se më datë 27.01.2014, rreth orёs 21:00, në fshatin Bregas, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin K.P., vjeç 47, banues në këtë fshat. Neni 89 i Kodit Penal.
Më datë 28.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.M., vjeç 55, banues në fshatin Kolonje, pasi dyshohet se më datë 27.01.2014, rreth orёs 14:00, në Kolonjë, ka kanosur me fjalë shtetasin I.M., vjeç 59, banues në Kolonjë. Neni 84 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Mallakastër

Më datë 28.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.Xh., vjeç 48, banues në fshatin Greshicë, pasi dyshohet se rreth orёs 08:00, në Greshicë, i ka pushtuar 3 dynym tokë dhe i ka prerë 8 rrënjё dru molle, shtetasit K.Xh., banues në fshatin Greshicë. Nenet 150 e 200 të Kodit Penal.





DREJTORIA E POLICISË QARKUT VLORË


Seksioni për narkotikët

Më datë 28.01.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Kujtim Shemsi Laliçi, vjeç 53, banues në Durrës, pasi rreth orёs 15:30, në pikën e Kalimit Kufitar Vlorë, iu gjet dhe bllokua me cilësinë e provës materiale, në automjetin tip “Lança” me targë AA055GP, njё sasi prej rreth 62 kg e 780 gr lëndë narkotike të llojit hashash. Nenet 283/a e 25 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 28.01.2014, u ndalua shtetasit Olsi Roland Koceli, vjeç 25, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin penal nr.36, datë 31.01.2013, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja“ e “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit“ në bashkëpunim. Nenet 84, 278/2 e 25 të Kodit Penal.
Më datë 28.01.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Aurel Besim Culanaj, vjeç 27, banues në lagjen “Partizani“, pasi në lagjen “29 Nëntori“ te “Konadi“, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”, me targë AA 742 HY. Neni 291 i Kodit Penal.
3. Më datë 28.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.S., vjeç 26, banues në Vlorë, pasi në rrugën Vlorë – Skelë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”, me targë AA 868 FD. Neni 291 i Kodit Penal.
4. Më datë 28.01.2014, u arrestuan në flagrancë shtetasit Fatmir Durim Bregu, vjeç 26, Kudret Namik Beshaj, vjeç 45, Zarif Hysen Muskaj, vjeç 45, Eraldo Sadik Haxhiu, vjeç 20, Gani Petrit Selami, vjeç 21 dhe Hajdar Luan Selami, vjeç 20, banues në fshatin Kuman, Fier, pasi dyshohen se më datë 27.01.2014, rreth orёs 23:30, në fshatin Qeparo, kanë vjedhur 14 kokë bagëti (dhi), në pronësi të shtetases M.Dh., vjeç 43, banuese në fshatin Qeparo. Nenet 134 dhe 25 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Delvinë

Më datë 28.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit B.S., vjeç 55 dhe K.A., vjeç 44, banues në fshatin Vllahat, pasi dyshohen se për motive pronësi, kanë goditur me sende të forta shtetasin M.R., vjeç 57, banues në fshatin Vllahat. Neni 90 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 28.01.2014, gjatë natës, është vjedhur me thyerje lokali i shtetasit Dh.K., vjeç 31, banues në fshatin Çorraj, ku kanë marrë 1 DVD, 1 ekspres kafeje dhe produkte të ndryshme ushqimore me vlerë 30.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Seksioni për trafiqet dhe narkotikët
Më datë 28.01.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Jorgo Dhimitër Çakuli, vjeç 51, banues në lagjen Nr.4, pasi rreth orёs 09:00, në PKK Qafë Botë, në mjetin tip “Seat”, me targë greke IZA6955, ju gjetën dhe bllokuan me cilësinë e provës rreth 16 kg e 410 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/a i Kodit Penal.





DREJTORIA E POLICISË QARKUT GJIROKASTËR


Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 28.01.2014, u arrestuan në flagrancë shtetasit Ylli Agim Hysenaj, vjeç 59, banues në Gjirokastër dhe Nikolin Vangjel Paparizi, vjeç 49, banues nё Tiranë. Arrestimi i tyre u bё pasi shtetasi Ylli Hysenaj u kap me automjetin tip “Benz”, me targë GJ 7553 A, me një sasi mallrash tё dyshuar kontrabandë me vlerën 870 Euro, kurse shtetasi Nikolin Paparizi me detyrë doganier në P.K.K. Kakavijë, dyshohet se ka lejuar shtetasin Ylli Hysenaj që të fusi mallrat kontrabandë. Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.H., vjeç 33, banues në Vlorë, me detyrë doganier, në P.K.K. Kakavijë. Nenet 174 dhe 248 të Kodit Penal.
Seksioni kundër krimeve ndaj personit

Për hapjen zjarr me armë ndaj autobusit me targë AA 578 GC, në vendin e quajtur ”Mogila”, në aksin rrugor Tepelenë-Krahës, ku për pasojë gjeti vdekjen shtetasi L.T. dhe u plagos lehtë shtetasja Q.Xh., më datë 28.01.2014, u ndaluan bashkautorët shtetasit Klejdi Vladimir Tringa, vjeç 20, Gentian Halil Beqiraj, vjeç 29, Besmir Ylli Ruçi, vjeç 23 dhe Jurgen Gjergji Lola, vjeç 22, banues në Fshat Memaliaj. Shtetasit Klejdi Tringa ju gjet dhe bllokua me cilësinë e provës materiale 5.6 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Shtetasi Gentian Beqiraj u ka dhënë armën shtetasve të mësipërm me të cilën kanë gjuajtur në drejtim të autobusit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Nenet 141, 25, 283 e 278 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Gjirokastër

Më datë 28.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.K., vjeç 36, banues në Hormovë, Tepelenë, pasi dyshohet se rreth orёs 13.00, te ura e lumit Gjirokastër, për motive të dobёta, ka goditur me grusht kunatën F.K., vjeç 33, banuese në Tepelenë. Neni 90 i Kodit Penal.
Po ashtu u plotësua kërkesë - padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen F.K., vjeç 33, banuese në Tepelenë, pasi dyshohet se gjatë muajit Janar 2014, në mënyrë të përsëritur, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj bashkëshorti E.K., vjeç 38, banues në Tepelenë, punonjës policie në burgun e Bënçes, të cilit ju bllokua arma e shërbimit pistoletë tip “TT”. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Komisariati i Policisë Tepelenë

Më datë 28.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.G., vjeç 27, banues në Hormovë, pasi gjatë kontrolli në banesë, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale njё armё gjahu, pa leje. Neni 280 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Përmet

Më datë 28.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K.S., vjeç 39, banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se rreth orёs 10.00, datë 23.01.2014, në Këlcyrë, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, shtetasin G.M., vjeç 38, banues në Këlcyrë. Neni 89 i Kodit Penal.


DREJTORIA E POLICISË QARKUT SHKODËR


Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 28.01.2014, u ndalua shtetasi në kërkim Kujtim Ismail Kryekurti, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin penal nr. 427, datë 17.09.2012, ka vendosur dënimin e tij me 2 vite burg, për veprën penale “Kontrabanda me mallrat e akcizës”. Neni 172 i Kodit Penal.
Seksioni kundër krimeve ndaj personit

Më datë 28.01.2014, u arrestuan shtetasit M.G., vjeç 16, si dhe filloi procedimi penal e punohet për kapjen e shtetasit Sh.Xh., vjeç 22, banues në lagjen “Guerrile”, pasi rreth orёs 00:30, në lagjen “Salo Halili”, dyshohen se kanë dëmtuar me lëndë eksplozive banesën e shtetasit B.C.
Nё kaudёr tё hetimeve pёr zbardhjen e kësaj ngjarje gjatё kontrollit tё ushtruar nё banesën e shtetasve M.G. dhe Astmer Astrit Bilali, vjeç 25, banues në Shkodër, u gjetën e bllokuan me cilёsinё e provës materiale 1 automatik model 56, 200 fishekë model 54, 2 automatik model 56 kalibër dhe 30 fishekë model 56. Nenet 278/3, 152 dhe 100 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 28.01.2014, shtetasi N.T., vjeç 42, kallëzon se rreth orёs 21:30, në banesën e tij ёshtё kёrcёnuar nga persona të panjohur për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve. Neni 84 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Pukë

Më datë 28.01.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetases M.S., vjeç 51, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orёs 18:00, për motive të dobëta, nëpërmjet celularit ka kanosur shtetasin Z.M., vjeç 76, banues në Fushë Arrës. Nenet 275 e 84 të Kodit Penal.




DREJTORIA E POLICISË QARKUT LEZHË


Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 28.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M.Ll., vjeç 54, banues në Laç, me detyrë ish-Kryerregjistrues i ZVRPP Kurbin, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën e falsifikuar dokumente, ka mbivendosur prona. Nenet 248 dhe 186 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 28.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lire për shtetasin N.K., vjeç 57, banues në fshatin Zejmen, pasi më datë 27.01.2013, rreth orёs 22.30, në banesë ju gjet dhe bllokua me cilësinë e provës materiale, një armë gjuetie çifte. Neni 280 i Kodit Penal.
Më datë 28.01.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Pjetër Ll., vjeç 45, banues në Shënkoll, pasi dyshohet se në banesë, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës për urdhër mbrojtje, ka rrahur djalin E.Ll., vjeç 16. Nenet 321/2 dhe 130/a të Kodit Penal.
Më datë 28.01.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Nikoll Ndrec Marvataj, vjeç 53, banues në Kavlinaj Rapë, Pukë, pasi rreth orёs 11:55, në I.E.V.P. Shënkoll, ku vuan dёnimin, ju gjetën dhe bllokuan me cilësinë e provës 13 fishekë. Neni 278/2 i Kodit Penal.
Më datë 28.01.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Agim L., vjeç 51, banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes L.L., vjeç 45, banuese ne Lezhë. Neni 130/a i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 28.01.2014, gjatë natës, në Milot, është vjedhur me thyerje dyqani i shtetasit Xh.O., vjeç 45, banues në Milot, ku janë vjedhur dy telefona celular dhe 15.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 28.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin N.K., vjeç 81, banues në Milot, pasi me vetëgjyqësi i ka bllokuar rrugën për në banesë shtetasit P.C., vjeç 60, banues në Milot. Neni 277 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Mirditë

Më datë 28.01.2014, u ndalua shtetasi në kërkim Artemis Dritan Nikolli, vjeç 21 banues në fshati Ndërfanë dhe Elson Gjovan Ndoj, vjeç 21 vjeç, banues nё Rrëshen, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor me vendim Nr.31, datë 09.12.2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Vjedhjes” së kryer në bashkëpunim. Neni 134/2 i Kodit Penal. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të dyshuar të 5 vjedhjeve.





DREJTORIA E POLICISË QARKUT DIBËR

Komisariati i Policisë Bulqizë

Më datë 28.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Y.T., vjeç 54, banues në komunën Gjoricë, pasi dyshohet se më datë 27.01.2014, rreth orёs 08.00, Çez shpërndarje Bulqizë i ka ndërprerë energjinë elektrike si debitor dhe rreth orёs 18:00, ka rilidhur energjinë elektrike në banesë. Neni 137/1 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Mat

1. Më datë 28.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H.M., vjeç 28, banues në fshatin Shell, Macukull, pasi dyshohet se në muajin Dhjetor 2013, i ka vjedhur celularin tip “Samsung” i bllokuar me cilësinë e provës, shtetasit B.Gj., vjeç 23, banues në fshatin Shell. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 28.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G.N., vjeç 25, banues në fshatin Bruç, pasi rreth orёs 15:00, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në kryqëzimi tek Prokuroria, është përplasur me automjeti tip “Land Rover”, me drejtues shtetasin H.B., vjeç 25, banues në Komsi. Për pasojë është aksidentuar shtetasi B.Ll., 40 vjeç, banues në komunën Lis, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 273 i Kodit Penal.




DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT BERAT

Seksioni kundër krimeve ndaj personit

Më datë 28.01.2014, u arrestua me qëllim ekstradimi shtetasi në kërkim Elidon Guri Lamaj, vjeç 31, banues në Berat, pasi autoritetet Gjyqësore Itali kanë lëshuar Urdhrin e datës 28.02.2007, për veprën penale “Rrëmbimi i fëmijëve me qëllim zhvatje”. Ky shtetas ёshtё arrestuar me qёllim ekstradimi drejt Italisё.
Komisariati i Policisë Kuçovë

Më datë 28.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.P., vjeç 50, banues në fshatin Gegë, pasi në fshatin Gegë, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
Më datë 28.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M.L., vjeç 58, banues në fshatin Gegë, pasi në fshatin Gegë, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.




DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT KUKËS


Komisariati i Policisë Kukës

Më datë 28.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A.Z., vjeç 46, Z.B., vjeç 60, B.B., vjeç 45, I.K., vjeç 42 dhe E.H., vjeç 32, banues në lagjen Nr. 4 Kukës, pasi dyshohen se pasi u është ndërprerë energjia elektrike nga kompania CEZ, e kanë rilidhur vetë. Neni 137 i Kodit Penal.
Më datë 28.01.2014, u ndaluan shtetasit Gramoz Besnik Visha, vjeç 21 dhe Dashnor Isa Rata, vjeç 27, banues në fshatin Kolesjan, pasi dyshohen se më datë 27.01.2014, në fshatin Kolesjan, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur 12 ml tub metalik në linjën e vjetër të ujёsjellsit. Neni 134/2 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Has

Më datë 28.01.2014, gjatë natës, në fshatin Pusi Thatë, te “Maja e Kaprollit”, janë vjedhur 2 bateri të antenës së njё kompanie celulare. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

KOMENTE