English

Sperma sa vjen e më e pafuqishme për të lënë pasardhës

Pyetja nëse të rinjtë e sotëm janë më pak pjellorë se etërit e tyre është një polemikë e madhe në fushën e fertilitetit. Disa ekspertë të këtij objekti ngrenë alarmin mbi atë që disa e quajnë "krizë të spermës". Ka nga ata që besojnë se akuzat mbi forcën gjithnjë e më të pafuqishme të spermës janë të vërteta. Dhe shumë prej tyre konsistojnë në idenë se kjo situatë ka më shumë se një dekadë që vijon. Ekspertët e Shoqërisë Evropiane që kujdesen për Riprodhimin e Njeriut dhe Embriologjinë janë mbledhur në një konferencë në Londër për të debatuar mbi këtë çështje për një ditë të tërë. Sipas të dhënave që janë paraqitur në këtë konferencë, një analizë e kohëve të fundit na tregon se në Francë, përqendrimi i spermës së meshkujve është ulur me gati një të tretën.

Dhe kjo duke filluar që nga mesi i vitit 1989 e deri në vitin 2005. Shumica, por jo të gjitha studimet nga disa vende evropiane, kanë gjetur se gjatë 15 viteve të fundit apo më shumë, forca e spermës së shumë njerëzve të shëndoshë që i përkasin moshave 18 deri 25 ka rënë dukshëm. Kjo vjen pas një studimi të shquar nga mesi i vitit 1990, studim ky i cili me shifrat e tij na rrëfen krizën e spermës. Shifrat e paraqitura në këtë studim, duke u krahasuar me shifrat që disponojnë ekspertët sot tregojnë se gjendja e spermës ka rënë, gati përgjysmë. Shumë ekspertë vënë në pikëpyetje vlefshmërinë e këtyre gjetjeve. Ka dallime të mëdha në rezultatet që paraqesin vendet e ndryshme. Pra, kjo nuk do të thotë rezultatet janë të vërteta në çdo vend të botës. Vende të caktuara, sidomos ato që i përkasin botës në zhvillim, nuk janë studiuar fare. Kjo konferencë në fakt, u zhvillua në përpjekje për të mbledhur ekspertët e fertilitetit. Ajo që u diskutua më së shumti në fakt, ishte kriza e spermatozoideve të sotëm. Fertiliteti mashkullor renditet sipas këtyre studiuesve si një faktor shumë i rëndësishëm që ndikon në shtimin e divorceve. Pasi ky fertilitet nuk i mundëson femrave të plotësojnë nevojën e tyre biologjike për t’u bërë nëna apo për të pasur një familje të mirëfilltë.
E megjithatë, jo të gjithë ekspertët e mbledhur në këtë konferencë e pranuar se kriza e spermës ekziston. Kishte nga ata kritikë që deklaronin se përqendrimi spermës në një popullatë është tepër e vështirë për të matur për një numër të konsiderueshëm arsyesh, duke përfshirë këtu edhe gjetjen e një përfaqësuesi të popullsisë mashkullore të një vendi. Pra, meshkujt e një popullsie nuk mund të jenë njëlloj. As donatorët e spermës, të cilët janë marrë në testim nuk i përkasin në fakt të njëjtit rajon. Ndjekja, nga ana e ekspertëve vetëm e atyre meshkujve që shfaqin shenja të fertilitetit, bën që rezultatet e paraqitura të jenë më pak të vlefshme, sepse sipas tyre rezultatet e paraqitura nga meshkujt e testuar anojnë negativisht në përfundimet e deklaruara. Përveç kësaj, mund të ketë gabime në matje për shkak të faktorëve të mjedisit apo jetesës, duke përfshirë këtu edhe kohëzgjatjen e aktivitetit seksual apo mungesën e këtij të fundit, temperaturat në kohë të ndryshme të vitit dhe të tjera, që herë pas here ndikojnë në shtrembërimin e rezultateve dhe në përgjithësimin e tyre. Por, të gjithë janë dakord me të dhënat e paraqitura në këtë konferencë, përtej faktit se më kundërshtuesit mbështesnin mendimin e Stefan Schlatt, drejtor i Qendrës për Riprodhues në Universitetin e Münster, në Gjermani, i cili thotë se nuk beson se ekziston një krizë e spermës në mbarë botën. Ai e thekson këtë: në mbarë botën.

Fuqia e spermatozoideve vendoset që në mitër
Studime të koordinuara në pjesën veriore të Evropës na rrëfejnë se 1 në 5 të rinj kanë probleme të cilat mund të na bëjnë të jemi të sigurt kur themi se sperma po pësoj një rënie aq të madhe saqë pa diskutim mund të t’i çojë europianët e veriut në fertilitet. Eksperti që na sjell këto të dhëna dhe që e ka realizuar këtë studim është Richard Sharpe, një mashkull specialist i shëndetit riprodhues në Universitetin e Edinburgut. Sipas tij, faktori kyç i kësaj gjendjeje mund të jetë qelizat Sertoli, të cilat mbështesin qelizat embrionale gjatë 10 javëve të para të shtatzënisë së një femre. Çdo qelizë Sertoli mund të mbështesë vetëm një numër të caktuar të qelizave embrion që prodhojnë spermatozoidet. Nëse këto qelizat riprodhohet dhe zhvillohen mirë në gjashtë muajt para dhe pas lindjes së një fëmijë mashkull, atëherë në të ardhmen fëmija mashkull nuk do të ketë probleme.
73.6 mln spermatozoidë për ml më parë, sot 49.4
Në studimin e Dr. Le Moal-së, studim i cili u paraqit në konferencën mbi fertilitetin, ajo dhe kolegët e saj shqyrtuan të dhënat e mbledhura nga një organizatë profesionale, e cila zbaton një teknikë riprodhuese në Francë, e njohur si Fivnat. Mostrat që u morën në konsideratë ishin të marra nga mbi 26.000 meshkuj, të cilët ishin të deklaruar jopjellorë dhe kishin kaluar disa trajtime apo po trajtoheshin për infertilitet në klinikat anembanë vendit. Ky studim merrte në konsideratë shifrat e deklaruara gjatë viteve 1989- 2005. Sipas doktoreshës, shifrat nuk luhaten aq sa për të deklaruar ndryshime, të paktën në Francë. Dr Le Moal thotë se gjatë studimit ajo dhe ekipi i saj gjetën se gjatë periudhës 17-vjeçare të studimit, fuqia e spermës ishte ulur me gati një të tretën, ose 1.9% në një vit. Në vitin 1989, niveli mesatar i spermatozoideve për një burrë 35-vjeçar ishte 73.600.000 për ml, ndërsa në vitin 2005 kjo shifër kishte rënë në 49.4 milion për ml. Rezultatet u botuan në dhjetor në revistën Human Reproduction.
Ja arsyet kryesore që e kanë çuar spermën në krizë
Përkrahësit e kësaj teze thonë se ekspozimi ndaj pesticideve endokrine dhe kimikateve si Bisphenol A janë faktorët kryesorë në uljen e fuqisë së spermatozoideve sot. Mirëpo jo pak rëndësi ekspertët e kanë dhënë edhe mënyrës së të jetuarit. Për shembull puna ulur për një kohë të gjatë, mund të kontribuojë pa dyshimin më të vogël për krizën e shumëpërfolur të spermës. Dhe ka prova në rritje se kjo mënyrë jetese shënon shifra shumë të ulëta krahasuar me shifrat që ofrohen nga një mashkull i cili jeton dhe punon në kushte të tjera shëndetësore. Ka edhe nga ata ekspertë që sqarojnë se ndonjëherë fuqia e spermës së një mashkulli vendoset që në mitër, ende pa lindur ai. "Nëse gametet tona, mashkull apo femër qofshin këto, nuk janë prodhuar në mënyrë të drejtë, kjo mund të ndikojë në shëndetin e brezit të ardhshëm", thotë Dr Le Moal duke vazhduar më tej se një nënë e cila ka konsumuar duhan gjatë shtatzënisë ose në fillim të shtatzënisë së saj do të lindë një mashkull, i cili në të ardhmen nuk do të ketë spermatozoide të fuqishëm. Disa studiues e mbështesin atë duke thënë se ka një periudhë, ndoshta midis javës së tetë dhe katrmbëdhjetë të shtatzënisë, në të cilën ndikimet janë të pakthyeshme. Një nga hallkat më të fuqishme për fuqinë e spermës është pirja e duhanit gjatë shtatzënisë. Nuk ka mundësi që një nënë e tillë të lindë një fëmijë me spermë të fuqishme. Në përgjithësi, meshkujt arrijnë të prodhojnë rreth 60 milionë spermatozoide në një mililitër spermë. Për aq kohë sa shifrat e matura shënojnë një numër më të madh se 40 milion për ml, burrat do të konsiderohen pjellorë dhe me të njëjtin shans për të bërë fëmijët që rruga e jetës apo partnerja e tyre kërkon. Pra, nëse dikush do t’ju akuzojë për fuqinë e spermatozoidit, mjafton të bëni një analizë që vërteton se në një mililitër spermë keni më shumë se 40 milionë spermatozoide dhe hidhni poshtë akuzën. Ama nëse arrini të grumbulloni vetëm 20 milionë për ml, atëherë bëhuni gati të ndiheni të pafuqishëm në sytë e femrës suaj. Meshkujt që arrijnë të sigurojnë vetëm kaq, të jenë të bindur se sado të mirë të jenë në shtrat do t’u duhet rreth një vit përpjekje për të lënë shtatzënë femrën e tyre.

Kromozonet
Orgazma tek mashkulli shoqërohet me derdhjen e farës. Sperma çan përpara përmes uretrit me 20 kilometra në orë. Nëse edhe partnerja arrin në të njëjtin çast në orgazmë atëherë gjasa për të mbërritur në mbarsje është tepër e madhe. Spermat që mbajnë kromozomin mashkullor Y notojnë më shpejt kështu që edhe embrione mashkullore krijohen më tepër

Ushqimet me yndyrë
Një nga faktorët që sperma humbet fuqinë është edhe konsumimi i ushimeve të cilat përmbajnë shumë yndyrë. Të gjithë meshkujt që janë mbi peshë kanë më pak spermatozoidë në një mililitër spermë se sa meshkujt që ubëjnë një jetë të shëndetshme, larg fast-food-eve dhe ushqimeve që janë gatuar të zhytura në vaj. "Me një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar ju mund të siguroni aftësi prodhuese shumë të mira për veten dhe për fëmijët tuaj”, ka thënë në konferencë Sharpe doktori i Edinburgut. “Ushqimi i pasur me vitamina nuk do ta komprometonte asnjëherë spermën tuaj”, e ka mbyllur ai.

Divorcet
Një pjesë e divorceve në botë kanë filluar të realizohen edhe si pasojë e fertitlitetit. Për faj të femrës apo të mashkullit nuk ka shumë rëndësi, pasi shifrat për të dyja gjinitë janë thuajse njëlloj. Janë të shumtë ata që kërkojnë të formojnë një familje njëlloj si ajo që kanë pasur në fëmmijëri dhe për shkaqe fertiliteti nuk munden ta kenë.

Marijuana
Përdorimi i marijuanës nga meshkujt ndikon dukshëm në fertilitet. Kjo sepse konsumimi i saj bën se numri i spermatozoideve në një mililitër spermë të ulet ndjeshëm. Sipas të dhënave të prezantuara në konferencë nga Roger Hart, lënia në kohë e marijuanës mund të ndikojë pozitivisht në rigjenerim të spermës.

KOMENTE