English

Aspirinë dhe mjaltë për aknet në fytyrë

Aspirinën e njohim për vetitë e saj shëruese, por sekreti i saj është se mund ta përdorim gjithashtu për të bërë maskë për fytyrën. Ajo këshillohet më tepër për fytyrën me akne dhe për fytyrën e yndyrshme. Si përgatitet maska me aspirinë?

Receta e saj është shumë e thjeshtë!

2-3 aspirina i shkrini në dy lugë ujë dhe i shtoni gjysmë luge vaj ulliri dhe një lugë mjaltë.
Nëse e përdorni çdo javë, do të përmirësoni përbërjen e lëkurës, duke sheshuar rrudhat dhe zhdukur poret. Por ajo ka ndikim të mirë edhe tek aknet, të cilat i parandalon.
Mos harroni që duhet ta mbani në fytyrë për 15 minuta dhe pastaj ta shpërlani fytyrën me ujë të vakët.

KOMENTE