English

Kandidaturat e propozuara për Gjykatën e Lartë, nuk pranohen

Dy dekretet e presidentit Bujar Nishani, që lidheshin me kandidaturat e propozuara, që do të plotësonin vendet vakante në Gjykatën e Lartë janë përfshirë në një votim nominal në Kuvendin e Shqipërisë.

Që të dyja kandidaturat nuk kanë marrë pëlqimin e mazhorancës. Kundër Petrit Cenos votuan 77 deputetë, 44 pro dhe 2 abstenime.

Ndërsa kandidatura e Gjovalin Përnocës është rrëzuar me 75 vota kundër, ndërsa mori 39 pro.

Gjatë votimit të dekretit për Petrit Cenon, deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi, dhe kolegu i saj, Spartak Braho, abstenuan.

KOMENTE