Kujtimi i Mbretit Zog I u nderua nga Shteti i Izraelit më 27 janar 2014, ditën ndërkombëtare përkujtimore të Holokaustit, gjatë një ceremonie në muzeun kombëtar në Tiranë.
Ditën e 27 janarit 2014, që përkon me ditën ndërkombëtare përkujtimore të Holokaustit, Shteti i Izraelit nderoi kujtimin e Mbretit Zog I me një çmim special, gjatë një takimi të organizuar nga Ambasada e Izraelit dhe Bashkia e Tiranës në Muzeun kombëtar në Tiranë.
Cmimi mban këtë motivacion : "Për kontributin e veçantë në ndihmën e dhënë ndaj refugjatëve hebrenj të ardhur në Shqipëri gjatë periudhës së Holokaustit." Motivacioni, i theksuar edhe në fjalën e mbajtur nga Shk. Tij Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Z. David Cohen, nënvizon se shumë familje hebraike ia detyrojnë jetën e tyre në veçanti Mbretit Zog si dhe gjithë shqiptarëve.
Si pasardhës i Mbretit Zog I dhe kre i Familjes mbretërore, LTM Princi Leka II i Shqiptarëve u ftua të merrte këtë çmim gjatë një ceremonie ku morën pjesë shumë personalitete, si dhe krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri.