Shprehitë e të ushqyerit tek gratë shtatzënë.
Gratë shtatëzëne në veçanti janë shumë të ndjeshme sa i përket deficiencave nutricionale (mungesave të materieve ushqyese ) , kjo për shkak të rritjes së kërkesave metabolike të krijuara nga shtatzanësia si janë: rritja e placentës, rritja e embrionit dhe rritja e indeve maternale .
Shprehitë e shëndetshme të gruas shtatëzëne siç janë: shprehitë e të ushqyerit adekuat para dhe gjatë shtatzanisë dhe furnizimi me materie ushqyese të nevojshme drejt për se drejti ndikojnë në shëndetin e gruas shtatëzene dhe të zhvillimit të embrionit.
Në vendin tonë ka një numër te madh te informatavejo te plota qe kane në pergjithësi gratë shtatzëne sa i përket ushqimit të shëndetshëm para dhe gjatë shtatzanisë: Ja disa përmbledhje:
Gratë shtatëzene duhet të konsumojnë ushqim për "dy persona" . Para shtatzanisë mjafton të merret vetem acid folic, ndërsa dieta nuk është edhe e rëndesishme se ne kemi një dietë të shëndetshme etj .
Ja edhe rekomandimet:
1.Nje grua shtatzëne ka nevojë per vetem 300 kalori ditore më shumë se një grua e cila nuk është shtatzëne jo të konsumoj sasi të madhe të ushqimit për dy persona.
2. Eshtë tejet me rendesi të fillohet me ushqim të shëndetshem bile se paku 3 muaj para shtatzanisë. Ushqimi i shendetshem ndikon edhe në rritjen e fertilitetit apo aftesise se femrës për të mbetur shtatzene dhe me shumë marrja e materieve ushqyese korrekte para shtatzanise do të ndihmoj në preventimin e defekteve tek fryti dhe një shëndeti optimal të gruas.
3. Marrja e vetëm acidit folic para shtatzanise nuk mjafton , për disa arsye.
Së pari vitaminet dhe mineralet funksionojnë më së miri në mënyre sinergjike , duke e absorbuar njëri tjetrin (psh është absurde të merret vetëm hekur po qe se nuk mirret vitamin C e cila njeherësh edhe e absorbon hekurin).
Se dyti , para shtatzanisë gratë kane nevojë për nje numër të madh te vitamineve dhe mineraleve tjera, andaj une rekomandoj shumë përdorimin e një multivitamini dhe multiminerali tejet kualitativ që përmban 400 mg te acidit folic së paku 3 muaj para shtazanisë.
Ne spitalin per femijet e semure ne Toronto eshte bere nje studim ne te cilen eshte perfunduar se grate te cilat kane marre multivitamin me folic acid kane preventuar paraqitjen e leukimise dhe tumoreve dhe defekteve tjera tek femijet , me shume se ato qe kane perdorur vetem acid folic.
Në Poloni në vtin 2012 është kryer një studim me 51 gra që ka pas për qëllim të përcaktoj shprehitë e të ushqyerit dhe njohuritë mbi ushqimin e shendetshem qe kane grate gjate shtatzanise , une e kam pasur fatin ti kem rezultatet e ketij studimi. Ky studim ka perfshirë 51 gra te cilat kane qenë në javen e 6 dhe te 14 të shtatzanise dhe rezultatet kane qenë këto:
Mbi 90 % e këtyre grave kanë pasur simpotma dyspeptike siç janë mundim dhe të vjella. Tek këto gra janë vërejtur një numer i madh i gabimeve te te ushqyerit gjate shtatzanise , mbi 80 % e tyre nuk kanë konsumuar sasi te mjaftueshme te karbohidrateve komplekse, dhe dritherave, pjesa dermuese nuk kane perdorur qumesht dhe produkte te qumshtit ose kane perdorur sasi shume te vogel te tyre, mbi 90% te tyre kane konsumuar se paku 3 here ne jave ushqime te ferguara , pjesa dermuese e tyre nuk e kane permbushur konsumin e 9 porcioneve te perimeve dhe 6 pemeve ne dite, dhe shumica e tyre nuk kane perdorur fare mish peshku ose vetem nga nje porcion ne jave .
Perfundimet e ketij studimi kane qene se grate polake nuk kane njohuri te mjaftueshme te ushqyeshmerise korrekte gjate shtatzanise , dhe se shumica prej tyre kane njohuri por nuk i ndryhsojne shprehite e tyre drejt konsumimit te nje ushqimi me te shendetshem .