English

E sëmurë e martojnë me një epileptik, aborton e hedhin në rrugë

-E rritur si fëmijë i braktisur, ku asnjëherë nuk e kërkoi askush, apo nuk pati një lidhje familjare të largët, vajza kaloi fëmijërinë dhe adoleshencën në shtëpinë e jetimëve në Sarandë. Fatjona qysh në fëmijëri shfaqi probleme në zhvillimin e saj mendor. Pas mbarimit të 8-vjeçares ajo vazhdoi të qëndronte në shtëpinë e fëmijëve dhe të kujdesej për më të vegjlit, në këmbim të strehës. Vit pas viti shëndeti i saj mendor rëndohej.

Me vajzën u abuzua gjatë qëndrimit në jetimore para se të mbushte 16 vjeç. Më pas ajo lind në një maternitet të Tiranës dhe foshnjën lë për adoptim. Kthehet sërish në Sarandë. Më pas ajo përfiton një pension prej 9 mijë lekësh në muaj, pasi nuk është e aftë mendërisht.

Para disa muajsh, në 30 tetor ajo u martua me një të sëmurë epileptik nga Delvina. Martesa u bë me mblesëri nga administratoret e jetimores. Por pas disa muajsh martesë ajo u largua nga shtëpia e burrit, pasi atje përjetoi një tmerr të vërtetë. Ajo tregon për krizat epileptike të burrit dhe për abortin në maternitetin e Sarandës.

Përgjegjësja e maternitetit, Rajmonda Çondi pohon se ishte një abort në kushtet e presionit nga vjehrra e Fatjonës. Një embrion 1-muajsh e gjysmë përfundoi në koshin e maternitetit.

Pas, abortit atë e lënë te porta e shtëpisë së fëmijëve. Nuk mund të hyjë më aty nuk i lejohet. Pas një martese të pazyrtarizuar dhe pas një aborti, ajo tani ka mbetur mes katër rrugëve.

Ajo qëndron në një rrugicat e kafenesë pranë shtëpisë së fëmijëve, dridhet nga të ftohtët dhe s’ka ku të shkojë dhe akoma më keq askush nuk e ndihmon.

KOMENTE