English

Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, do të shembë tjetër godinë pa leje te rruga e Elbasanit

Tashmë dhe një ndërtesë tjetër pa leje që po ndërtohet te rruga e Elbasanit në Tiranë do të ketë ftin e godinave të tjera që nuk kanë leje ndërtimi.

Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) ka rrethuar godinën 5-katëshe në hyrje të Rrugës së Elbasanit.

Ndërtesa, e cila ka edhe dy kate nën tokë dhe ishte e destinuar për biznes ndodhet në hyrje të rrugës për tek ‘Vilat Gjermane’. Ajo është rrethuar ditën e sotme nga forcat e INUK të ndihmuar edhe nga policia e kryeqytetit ndërsa në orët në vijim do të nisë puna për hapjen e vrimave për të vendosur sasinë e caktuar të eksplozivit që do të bëjë të mundur shkatërrimin e godinës. Shpërthimi i kontrolluar do të bëhet ditën e nesërme, ndërkohë që në aksionin për prishjen e godinës do të angazhohen edhe ekspertë të xhenios dhe ushtrisë.

KOMENTE