English

Bill Gates jep dorëheqjen si kryetar i bordit

Tashmë njoftohet se Bill Gates ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetorit të bordit drejtues të kompanisë duke e marrë këtë detyre një tjetër person, Satya Nadella.

Dorëheqja e bashkëthemeluesit të firmës së Microsoft, Bill Gates nuk është marrë seriozisht nga një pjesë e madhe por gjithçka është e vërtetë.

Ai do të punojë me orar të plotë si këshilltar produkti të teknologjisë.

Komentuesit e pyetën , nëse ishte i shtyrë apo ishte dëshira e tij? Por një pyetje më e dobishme mund të jenë : çfarë do të sjellë të re, Mr Nadella duke qenë në këtë post?
BBC e pyeti shkrimtarin e teknologjisë Jack Schofield lidhur me këtë pyetje.

Si pjesë e riorganizimit të menaxhimit , Gates dha dorëheqjen si kryetar i bordit të drejtorëve dhe do të punojë si një " këshilltar i teknologjisë ," edhe pse nuk është e qartë se çfarë do të thotë.

Ai tashmë ka një punë me kohë të plotë , së bashku me gruan e tij ,Melinda Gates. Fondacioni që ata kanë ka si qëllim shpëtimin e jetës së fëmijëve të botës së tretë .

Në çdo rast , biznesi i teknologjisë së sotme ka ndryshuar që nga viti 1970 , kur ambicia e Gates ishte për të marrë " një kompjuter në çdo tavolinë dhe në çdo shtëpi " .

Sot , çdo shtëpi ka më shumë se një duzinë me gjëra të tilla, si smartphones , tableta, games consoles , serverat e medias dhe televizionit, kuti set-top .

Por ka gjëra që Nadella mund të mësojë nga trashëgimia e Gates.

KOMENTE