Adoleshentja nga Venezuela, Meyer për tu bërë bukuroshja e vendit ka marrë masa të ashpra për veten e saj vetëm e vetëm që të fitojë konkursin e bukurisë në vendin e saj.
Përpara se të hajë sidomos në darkë ajo tregon një rrejtë plastike e cila është e qepur mbi gjuhën e saj. Kjo, i krijon dhimbje nëse ajo do të hajë ushqime pak të forta duke e detyruar për të ngrënë vetëm supë dhe duke e mbajtur peshën e saj nën kontoll madje nën peshë.
Familja Meyer drejton një dyqan në Barrio Santa Cruz në Caracas dhe ka paguar 7.000 £ për kirurgji kozmetike për të përmirësuar shanset e saj për të fituar.
Në episodin e parë të një serie me tre pjesë në lidhje me bukurinë, seksin dhe paratë në Amerikën e Jugut, Billie JD Porter viziton Meyer 18-vjeçare, në një garë në konkursin e bukurisë Miss Venezuela, dhe flet për sakrificat e saj dhe të familjes së saj që janë duke bërë vetëm për të qënë e bukur dhe në krye të listës.