I jepet lamutmira këngëtares së madhe Vaçe Zela. Të afërm, miq, bashkëpunëtorë e poltikanë nderuan në homazhe Artisten e Popullit.
Skena, ishte suksesi dhe emocioni më i madh i këngëtares e për këtë arsye homazhet u kryen në skenën e TOB, ku Vaçe Zela u ngjit dhjetra herë për të interpretuar, ndërsa sot këngët e saj shoqëronin në sfond lamtumirat.
Homazhet u zhvilluan nga ora 10.00 deri ne mesdite, ne mjediset e Teatrit Kombetar te Operas dhe te Baletit. Artistja e Madhe u përcoll me ceremoni shteterore te organizuar nga Ministria e Kultures dhe nen kujdesin e veçante te Kryeministrit.
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij tha: Kjo është një dhimbje që përçohet në trajtën e një humbjeje të përbashkët. Eshtë shuar diçka, brenda kujtdo që e ka njohur.Kur këndonte Vaçe Zela, ekrani bardhezi merrte shkëlqim vezullues. Vaçe Zela la të kyçur zërin e saj në rrethin e kujtesës bardhezi. Eshtë shuar brenda nesh një yll magjepsës. Faleminderit, Vaçe Zela që ekzistove për secilin prej nesh, atëherë kur eksistenca jonë është ngrirë dhe zëri yt na tregonte fshehur mrekullinë e të jetuarit të kësaj bote".
Ndërsa ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro u shpreh: Ajri i Tiranës nuk mund të përfytyrohet pa zërin e mrekullueshëm të Vaçe Zelës. Nuk mund të imagjinohet dot muzika pa zërin e Vaçes. Nuk mund të ketë trashëgimi shpirtërore pa Vaçen brenda".
Fjalën gjatë homazheve e kanë marrë edhe ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, si dhe koleget e saj Luan Zhegu, Osman Mula, Bujar Kapexhiu, Sherif Meidani, Irma Libohova, Zana Shuteriqi, të cilën folën per ikonen e muzikes dhe sollen kujtimet e tyre gjate viteve te bashkepunimit me Vaçe Zelën.
Kolegët e artistes së madhe, Luan Zhegu, Osman Mula, Bujar Kapexhiu, Sherif Meidani, Irma Libohova, Zana Shuteriqi të cilët sot ndan kujtimet, bënë që këngët e Vaçe Zelës të shndërrohen në këngët më të dashura për të gjithë, prandaj dhe sot qindra qytetarë që e njihnin pak, ose aspak nga afër gjenden aty me lule në duar për të bërë homazhet.
ish-kryeministri Berisha vlerësoi lart figurën e Vaçe Zelës duke e cilësuar si disidenca e këngës shqiptare.
“Sot përcjellin për në banesën e fundit zërin e shekullit të kombit tonë. Këngëtarja e pavdekshme e dashurisë për fëmijën, për nënën, për të dashurin dhe mikun, për Shqipërinë dhe hallet e saj. Vaçe Zela iu dhuroi shqiptarëve me talentin e saj më shumë se kushdo tjetër në kohën e vet gëzime, kënaqësi dhe krenari. Vaçe Zela ishte njëkohëshisht disidenca e këngës shqiptare në atë regjim barbar të antivlerave. edhe njëherë ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe qytetarëve të Lushnjes që i bënë shqiptarëve një dhuratë të tillë, të gjithë atyre që kanë pasur tek Vaçe Zela këngëtaren e tyre të dashur” tha Berisha.
Ndërkohë homazhe ka kryer edhe Ambasadori i BE-së Ettore Sequi, i cili shkroi edhe një shënim në librin e vizitorëve.
“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia të thella e të ndjera për humbjen e Vaçe Zelës, një prej artistëve më të mëdha të Shqipërisë që do të mbahet mend gjatë sepse zëri i saj i fuqishëm e stili i të këndruarit mbeten të përjetshëm. Ajo u dha zë shpirtit dhe ndjenjave të vendit të saj fisnik. Mendimet e mia janë me familjen dhe miqtë e saj në këtë moment të hidhur” ka shkruar ambasadori Sequi.
Vaçe Zela lindi ne Lushnje me 7 prill te 1939-es. Talenti i saj u zbulua ne moshe te re dhe ne menyre te rastesishme, per te fituar vit pas viti zemrat e shqiptareve. Pjesemarrese ne nje sere festivalesh fillimisht ne Radio dhe me pas ne TVSH, ajo mban rekordin e 12 çmimeve te para. Nje varg cmimesh qe do te nisnin qe nga Festivali i pare, ku fitoi vendin e pare, me kengen "Femija i pare". U largua perfundimisht nga skena shqiptare ne vitin 1987, ku kendoi kengen e fundit Valsi i Lumturise. Ndersa hera e fundit qe u ngjit ne skene, ishte ne vitin 1992, gjate nje turneu ne Zvicer. La nje repertor te pasur me kenget e saj nga ato popullore, tek te te lehtat, kantatat e baladat, te cilat kane mbetur ne memorien kolektive si dhe me nje kontribut te rendesishem edhe ne kenget e filmave shqiptare.