SARANDË - Një përplasje mes dy automjetesh ka shkaktuar të paktën pesë të vdekur në skajin më jugor të vendit, pranë qytezës së Konispolit. Ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Të dy automjetet, një tip “Alfa Romeo” dhe një tjetër “Renault”, janë përplasën mbi urën e quajtur “Boga”, që lidh fshatin Livadhja me Konispolin. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë një hetim për të zbardhur arsyet e tij tashmë ka nisur.
Emrat e viktimave:
Fejzo Sulo, 68 vjeç
Krenar Sulo, 45 vjeç
Kristaq Meçi, 38 vjeç
Petro Meçi, 65 vjeç
Taip Madani, 63 vjeç