English

Burg 10-15 ditë për shoferët e dehur apo pa patentë

Policia e qarkullimit rrugor ka arrestuar në 5 muajt e fundit, 660 shtetas të cilet janë kapur në automjet në kushtet e përdorimit të alkoolit, ose e kane drejtuar atë pa patur leje drejtimi.

Pavarësisht masat e marra nga Ministria e Brendshme për disiplinimin e qarkullimit rrugor aksidentet nuk janë parandaluar.

Por tashmë, MB planifikon të propozojë ndryshime në Kodin Rrugor dhe Penal, ku parashikohet dënim me burg në rastet e drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit apo pa licencë drejtimi.
Juristet e Ministrisë së Brendshme jane duke punuar per hartimin e nje projektligji per ndryshime ne Kodin Rrugor dhe Penal, per te dhene ne menyre automatike 10-15 dite burg per te gjithe ata qe kapen ne gjendje te dehur ne automjetet e tyre. Kjo sipas juristeve nuk do t'i jape shume mundesi gjykatave dhe prokuroreve per te liruar problematiket e qarkullimit rrugor. Duke perdorur afatin e burgut si afatin me te shkurter per burgosjen e drejtuesve te dehur, Ministria e Brendshme synon te ule numrin e aksidenteve, qe vine si pasoje e shofereve qe konsumojne alkool.

KOMENTE