English

Zyrtarit të Ministrisë së Brendshme, i djegin makinën

Ditën e djeshme në Tiranë në rrugën "Adem Jashari" është djegur makina e zyrtarit Flamur Çela me detyrë në Ministrinë e Brendshme.

Persona të paidentifikuar kanë thyer xhamin e mjetit tip “Benz” dhe kanë hedhur brenda saj lëndë djegëse. Mësohet se automjeti është djegur plotësisht brenda.

Për pasojë një pjesë e makinës është djegur, ndërsa kanë qenë forcat zjarrfikëse që e kanë shuar, duke parandaluar djegien e plotë të saj. Policia ka bërë të ditur se, zjarri është i qëllimshëm për shkak të detyrës.

Policia është në ndjekje për arrestimin dhe kapjen e autorëve.

KOMENTE