Gazetarja Ilva Tare si çdo herë para emisionit “Tonight” në Ora Neës, ka njoftuar publikun nëpërmjet një statusi në faqen e saj në Facebook mbi të ftuarin e radhës.
Ajo që na çudit është se Tare këtë herë ngatërron detyrën e të ftuarës, ku sipas asaj që lexojmë Milena Harito është ministre e Kulturës! Në fakt ministre Kulture është Mirela Kumbaro Furxhi, dhe për sa i përket Milena Haritos, ajo është ministre e Inovacionit.
Kot nuk thonë që dashuria të bën të humbasësh mes reve!!! Kujtojmë qe gazetarja Ilva Tare, një javë më parë ka bërë publike historinë e saj të dashurisë me deputetin e PD-së, Eduard Selami. /imalbania/