English

Studim. Meshkujt dominojnë në Shqipëri

Tashmë të dhënat për diferencat gjinore në Shqipëri, vijnë përmes botimit Femra dhe Meshkuj në Shqipëri 2013" botuar nga Instituti i Statistikave.

Botimi tregon se në Shqipëri dominojnë meshkujt pasi janë më të kualifikuar për të gjetur një punë. Sipas të dhënave, niveli i punësimit të femrave është 49.5%, kurse për meshkujt në 63.2%.

Përveç kësaj, femrat shpenzojnë 7 herë më shumë kohë në punë të papaguara se sa meshkujt. Sipas raportit të INSTAT, pjesa më e madhe e femrave janë të punësuara në sektorin e bujqësisë.

Kjo do të thotë se të ardhurat për femrat janë shumë herë më të pakta se sa të ardhurat e meshkujve. Por këtë pjesë INSTAT nuk e merr ende në shqyrtim këtë aspekt.

Sipas të dhënave zyrtare të BE-së, mesatarisht femrat kanë 16% më pak të ardhura se sa meshkujt për orë pune. Vendi që ka barazinë më të madhe në këtë pikë është Sllovenia, ku femrat fitojnë vetëm 2% më pak se meshkujt.

Sa i përket dhunës, raporti i Institutit të Statistikave thekson se 59.4% e grave kanë raportuar se, kanë përjetuar dhunë në familje. Pra duket theksuar fjalën kanë “raportuar”, do të thotë se këtu nuk përfshihet ajo pjesë që nuk e ka bërë të ditur dhunën e ushtruar.

Në këtë pikë jemi gati sa trefishi i përqindjes në Bashkimin Evropian. Sipas raportit të vitit 2013 për dhunën, 20% deri në 25% e grave dhe vajzave janë përballur me dhunë fizike të paktën një herë në jetën e tyre.

E vetmja pikë pozitive për femrat, është se ato kanë jetëgjatësi më të madhe se meshkujt.

KOMENTE