English

Lamtumira e fundit për humoristin Skënder Sallaku. Homazhe në Teatrin Kombëtar

Sot i jepet lamtumira e fundit humoristit që bëri të qeshnin i madh e i vogël edhe në kohëra tepër të zymta , Skënder Sallaku. Skënder Sallaku ndërroi jetë dje pas një sëmundje të rëndë.
Homazhet për Artistin e Popullit Skënder Sallaku janë organizuar nga Bashkia e Tiranës dhe do të zgjasin nga ora 11:00-13:00 në Teatrin Kombëtar, raporton "Ora News". Më pas trupi i pajetë i ‘Artistit të Popullit’, do të përcillet për në banesën e fundit në Varrezat e Tufinës në Tiranë.
Skënder Sallaku është njëri nga aktorët tanë më të mirë të humorit, autor skeçesh e parodish, etj. Është i njohur për interpretimin e tij brilant në estradë dhe cirk.

Skënder Sallaku ka lindur me 25 janar të vitit 1935 në Tiranë. Ai ka mbaruar Institutin e Lartë të Kulturës fizike ”Vojo Kushi” dhe ka kryer dy vjet specializim në akrobaci dhe humor në Kinë, pranë cirkut të Pekinit.
Ka punuar si profesionist në Estradën e Kufirit, më pas si klloun në cirk duke e ushtruar një profesion sa të vështirë aq edhe të bukur. Ka vazhduar paralelisht edhe në film, humor, dramë, etj.
Skënder Sallaku kishte një karrierë artistike gjashtëdhjetëvjeçare në skenë. Përveç çmimit “Artist i Popullit”, ai ka edhe titullin ”Artist i Merituar”, “Mirënjohja e qytetit”, etj.
Miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij, Sulejman Dibra ish-drejtuesi i ish-estradës dhe Veli Rada thonë se Sallaku ka qënë një artist i kompletuar.

Shuhet mjeshtri i humorit Skënder Sallaku, miq, kolegë dhe politikanë vlerësojnë artistin
Bujar Nishani

Skënder Sallaku ishte dhe mbetet një artist i madh i skenës dhe në veçanti i humorit. Nuk ishte vetëm mjeshtëria e tij që e ka bërë të dashur për publikun artdashës, por mbi të gjitha aftësia e tij që na mbante me humor në një kohë kur në jetën tonë humori sikur ishte strukur thellë brenda nesh dhe duhej një artist i drejtpërdrejtë dhe i mirëfilltë të na e bënte pjese të jetës sonë të përditshme. Sot që na iku dhe edhe më shumë nesër kur nuk do ta kemi më pranë si deri sot, do ta ndiejmë mungesën e tij, sepse ai diti të komunikonte humanizëm, optimizëm dhe shije.Sot, mbasi na ka bërë të qeshim me interpretimet dhe me batutat e tij, është hera e parë që, me ikjen e tij na bën të ndjejme dhimbje.
Edi Rama
Lajm i trishtueshem vdekja e Skënder Sallakut, humoristit popullor që në kohë të zymta bëri të qeshin pleq e fëmijë! Ngushëllime familjes.
Lulzim Basha
Ndërkohë kreu i bashkisë Lulzim Basha nërsa ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit të humorit Skënder Sallaku ka publikuar edhe foto të takimit të tij me të.

“Ndarja nga jeta e legjendës së humorit tiranas Skënder Sallaku më trishtoi pa mase. Pak jave më pare u takuam në Bashki. Përcillte si gjithmonë po atë humor dhe optimizëm që e shoqëronte emrin dhe pranine e tij prej dekadash. Skënder Sallaku ishte një nga artistët më të dashur për cdo qytetar të këtij vendi pavarësisht moshës. Ngushëllime familjes, miqve dhe artdashësve të tij të shumtë” shkruan Basha.
Sali Berisha
Te dashur miq, me ndarjen nga jeta te humoristit te famshem Skender Sallaku satira dhe humori shqiptar humben korifeun e interpretimit te tyre, ndersa kombi yne humbi nje artist te madh te paperseritshem, nder me te dashurit per publikun shqiptar. Ngushellime familjes Sallaku!
Photo: Te dashur miq, me ndarjen nga jeta te humoristit te famshem Skender Sallaku satira dhe humori shqiptar humben korifeun e interpretimit te tyre, ndersa kombi yne humbi nje artist te madh te paperseritshem, nder me te dashurit per publikun shqiptar. Ngushellime familjes Sallaku! sb
Ministrja e kulturës
Njeriu që ikën duke lënë duke na lënë humorin dhe të qeshurat! Lamtumirë Skënder Sallakut – personifikimi i gazit dhe ndjenjës së mirë!
Prefekti i Tiranës
Në një reagim në rrjetin social Facebook, Prefekti i Tiranës Sadi Vorpsi thekson se festimet e 94-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet bëhen më të varfëra pa Skënder Sallakun.
“Sot, Tirana shënon 94-vjetorin e shpalljes kryeqytet. Por kjo ditë bëhet më e varfër për të gjithë kur mësojmë se ikona e artit kryeqytetas, Skënder Sallaku, nuk do të jetë më fizikisht me ne. Ngushëllime familjes për njeriun e tyre të dashur, i cili i dha Tiranës shembullin më të mirë në aktrim, cirk e më gjerë. Respekte përjetë “Artistit të Popullit” që i dha shumë vendit dhe mori pak prej tij” shkruan Vorpsi.
Veli Rada
Bashkëpunëtori i Skënder Sallakut, aktori Veli Rada është shprehur në një linjë telefonike për “Ora News” se estrada shqiptare ka humbur kolosin e saj ndërsa bashkëpunëtorët e tij kanë humbur njeriun e tyre të dashur.
Julian Deda
Ndahet nga jeta, nje tjeter profesionist, Skender Sallaku..! Te vjen keq kur perjeton ikjen nga kjo bote te disa njerezve me kontribut te jashtezakonshem per vendin e tyre..! Nja nga keta eshte Skenderi..! Njeri babaxhan dhe artist pa hile..! Sot humori humbi nje nga bijte e tij…! Respekt dhe u prehsh ne paqe Skender Sallaku..!

KOMENTE