Si të pastroni urinën e maceve me produkte natyrale.
Problemi me macet është se urina e tyre mund të lerë njolla të cilat janë të vështira për tu hequr dhe aroma e saj është shumë e fortë.
Çfarë ju nevojitet
Letër higjenike
Ujë i ngrohtë
1 filxhan uthull
Peroksid hidrogjeni
Largimi i urinës nga parketi
1. Largoni mbetjet e urinës nëpërmjet letrës higjenike
2. Lani gradualisht pjesën e ndotur me uthull, ju mund të shtoni uthull në varësi të gjurmës së urinës
3. Shpëlani vendin me ujë të ngrohtë derisa uthulli të jetë larguar
4. Fshini zonën e lagur me lëtër higjenike
5. Lagni letrën higjenike me peroksid hidrogjeni dhe fërkojeni mbi sipërfaqen që doni të pastroni
6. Thani sipërfaqen me letër higjenike