English

Tomor Kalaja drejtor i INSIG, shkarkohet nga detyra

Bordi drejtues i INSIG ka marrë vendimin për shkarkimin e drejtorit të kompanisë publike të sigurimeve, Tomor Kalaja. Shkak është bërë ndryshimi i pa paralajmëruar i çmimit për sigurimin e automjeteve.

Kalaja mund të dërgohet për ndjekje penale pasi dyshohet se është përfshirë në afera korruptive.

Lidhur me rritjen e papritur me rreth 45% të çmimit të siguracionit, Kalaja është shprehur se, “nuk ka një marrëveshje të mirëfilltë, por ka një lloj dakordësie në heshtje ose një lloj mendimi i përbashkët që rruga për të dalë nga ky rreth vicioz është vetëm kjo”.

Braçe: Marrëveshje të fshehtë për sigurimin e detyruar të automjeteve

Kreu i Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Erion Braçe i ka kërkuar Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Autoritetit të Konkurrencës dhe Ministrisë së Financave sqarim për rritjen e menjëhershme nga kompanitë e sigurimit të tarifës së pagesës së sigurimit për automjetet e thjeshta.

Braçe kërkon hetim dhe sqarime të menjëhershme nga institucionet përkatëse një ditë pasi të gjitha kompanitë e sigurimit brenda një dite të vetme kanë rritur tarifën e pagesës së sigurimit të detyrueshëm TPL për automjetet e zakonshme me 6 mijë lekë.

Një tjetër fakt shqetësues është përfshirja në këtë marrëveshje edhe e kompanisë publike INSIG. Në shkresën drejtuar institucioneve përgjegjëse theksohet se që prej muajit shkurt të vitit të kaluar e deri më sot, kompanitë e sigurimit e kanë rritur 4 herë pagesën e sigurimit të detyrueshëm TPL, ndërsa që prej ditës së martë, rritja është në vlerën e 6 mijë lekë ose 43% më shumë se çmimi i mëparshëm.

Braçe shprehur shqetësim tek institucionet përgjegjëse lidhur me dyshimet për një marrëveshje karteli, të fshehtë, mes operatorëve në treg duke kërkuar hetim, reagim dhe shpjegime të menjëhershme në lidhje me këtë treg dhe veprimet e fundit/Shekulli Online/

KOMENTE