English

Valixhe e dyshimtë pranë Muzeut Historik Kombëtar

Në zyrën operative të policisë rreth orës 21:45 të mbrëmjes së djeshme është dhënë alarmi për një valixhe pranë Muzeut Historik Kombëtar në qendër të Tiranës. Më pas forcat xheniere dhe ato policore kanë rrethuar zonën duke bllokuar çdo lëvizje të kalimtarëve dhe makinave deri sa u vërtetua përmese shpërthimit me telekomandë të valixhes ku rezoltoi se nuk kishte asgjë.

Burimet thonë se valixhja i përket ndoshta ndonjë pasagjeri që ka mbërritur përmes aeroportit të Rinasit, pasi rrotull saj ka shenjat e kontrolleve ne aeroport. Gjithsesi ende nuk bëhet i ditur emri i poseduesit të valixhes dhe arsyet pse ai e ka lënë atë në mes të Tiranës.

KOMENTE