English

23 vjeçarja me mjekër: Ndihem më shumë femër

Një vajzë 23-vjeçare ka vendosur të mos heqë më qimet e fytyrës duke rritur një mjekër të madhe që sipas saj e bën të ndihet më femërore.

Harnaam Kamur, banuese në Angli, vuan nga një sindromë që ka bërë që qimet në fytyrë t’i shfaqen që në moshën 11-vjeçare e më pas të përhapeshin në gjoks dhe krahë.

Gjendja e saj bëri që të ishte objekt talljeje në shkollë dhe në rrugë, por e reja ka vendosur që të mos i heqë më qimet tani që është bërë pjesë e një sekti që ndalon heqjen e tyre.

“Tani e tutje do të jetoj ashtu siç më ka bërë Zoti dhe unë jam e lumtur kështu siç jam. Ndihem më femër dhe më seksi kështu. Ka ende njerëz që më thonë “zotëri”, por pastaj shohin që kam gjoks dhe hutohen. E rëndësishmja është që unë ndihem mirë me veten”, thotë Harnaam/TCH/

KOMENTE