Në afërsi të Kasharit, mëngjesin e sotëm policia ka marrë një telefonatë ku pasagjeri ka vjedhur taksistin.
Mësohet se, taksisti ishte porositur nga Durrësi për të çuar një pasagjer në Tiranë. Sipas dëshmisë së taksistit, në afërsi të Kasharit, klienti e ka kërcënuar atë duke i marrë paratë dhe më pas e ka detyruar që të zbresë nga taksia, duke i marrë edhe mjetin.
Menjëherë taksisti ka telefonuar policinë dhe ka bërë denoncimin në komisariatin numër 6. Këta të fundit kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe të vënë në pranga autorin e grabitjes.