Një pakujdesi e një studenti, i cili ka harruar çantën në rrugë, në krah të Ambasadës amerikane në kryeqytet vuri në alarm policinë e Tiranës, duke e mbajtur në kmbë për rreth 30 minuta. Çanta e dyshimtë sportive u gjet në trotuar, në rrugën “Jani Kukuzeli”, në krah të Ambasadës Amerikane rreth orës 11:40, ndërsa fillimisht u dyshua se përbante lëndë eksplozive brenda.
Ka qenë një telefonatë në sallën operative të Policisë së Tiranës, që ka njoftuar për telefonatën për bombë, ndërsa menjëherë policia rrethoi të gjithë zonën dhe nisën kontrollet me qentë antieksplozivë transmeton "Ora news".
Pas kontrollit rezultoi se në çantë nuk kishte asgjë të dyshimtë. Në të u gjetën disa kavanozë reçeli dhe rroba të studentit, të cilit i përkiste çanta.