English

Aurela Gaçe: Lubonja i lig, s'ta ka fajin Vaçja që vuajte

Fort i nderuari, më i zgjuari i kohërave, më i lexuari, mençuria vetë, njeriu modern, opinionisti me vlera njerëzore, ti që na ndrit televizorin sa herë del e flet, ti që jep opinione mbi histori e politikë, e së fundmi na ndrite me dijet e tua edhe mbi artin, ti dora vetë, Fatos Lubonja.

Kushedi sa mirë u ndjeve me gjithë këto lëvdata ëëëë? Se ke nevojë edhe ti, ke nevojë të ndjesh se njerëzit e dinë që ti je këtu, ti jeton.... dhe gjithmonë të shoh në kundërshtim me çdo gjë që të rrethon... me historinë, me figura historike, jep mendime e opinione se sa pa vlera kanë qenë ata, e je në opozitë me politikën e me gjithçka... E unë sa herë të kam parë kështu të "grindur" kam menduar se kushedi si e ka hallin i shkreti, kushedi nuk i japin rrogën nëse nuk "grindet" për çdo gjë e për çdo njeri... kam pas menduar se luan "rolin" për të qenë në "tavë"...

Madje edhe kur të kam dëgjuar se ti nuk je kaq i vogël sa të kesh nacionalitet sepse e quan veten qytetar të botës, edhe në këtë rast kam thënë kushedi si e ka hallin.

Tani që lexova kryeveprën tënde, analizën që i bëje karrierës së Vaçe Zelës, tani mendoj se ti nuk ke më një hall. Tani mendoj se ti je shumë rëndë... ose përndryshe në gjuhën e këtij populli, ti paskërke ikur nga mendtë.

Ekziston ajo shprehja "budallait hapi rrugë", por ti nuk dukesh dhe nuk je i tillë.

Megjithëse jam një fshatare jo aq e ditur dhe e mençur sa hirësia juaj, kam lexuar pak edhe unë mbi natyrën njerëzore, kam parë edhe shumë emisione që na tregojnë se si funksionon truri i vrasësve, i atyre që përdhunojnë fëmijët dhe kemi mësuar që ata nuk kanë ndërgjegje, truri i tyre nuk funksionon si ai i njerëzve normalë. Atyre nuk u vjen keq për viktimat e tyre. E ti, megjithëse nuk ke kryer krim me armë, ti ke vrarë me fjalë aq të rënda dikë që as nuk jeton më... ke vrarë një njeri që akoma nuk ka mbushur të 40-at. Ti nuk ke bërë krim në gjaknxehtësi e sipër. Përkundrazi. Ti more kohën ta shkruaje e me vetëdije të plotë e botove... e bëre njësoj si ata që vrasin e pastaj bëjnë edhe dashuri me trupin pa jetë të viktimave. Nga çfarë kuptoj, ti më dukesh njeri shumë i vetmuar, jo i lumtur, njeri që s'ndjen gëzim për asgjë.

Meqë ti bën analizë e na tregon se merr vesh nga arti, po të them se ti nuk arrin ta kuptosh procesin, as ndjeshmërinë e dikujt që bën art. Na tregove ti se këngët e Vaçes na qenkërkan për atdheun e për partinë... pale pale, shkove deri aty sa të na tregoje se ajo nuk ka punuar me këngët, asaj thjesht i ia jepnin...

Po kënga për "Gjyshen" çfarë lidhje ka me partinë? Apo s'e kupton dot ti atë? Të ka përkëdhelur ndonjëherë gjyshja ty? Se nuk ka mundësi të dëgjosh atë interpretim e të mos kujtosh gjyshen tënde. Po kënga e nënës që pret fëmijën e saj të parë? Apo as atë s'e kupton dot... po "Mesnatë", "Natën vonë", "Për Arbërinë"? Po "Erë Pranverore", "Flakë e Bore"? Ah prit, po aty ku flitet thjesht për flirt e dashuri si "Lemza" e "Djaloshi e shiu"? Apo i bie që as këto s'i kupton dot? Po a e di ti se këto lloj notash e fjalësh, janë alla Broadway...... , alla musical? Hë? Uh më fal, kjo lloj muzike ty s'të thotë gjë. Ti në fakt je më modern se vetë ata që e kanë shpikur këtë nocion.

Përndryshe, andej nga vij unë, ti quhesh MODHERN.
Sot, atdhedashurisë i këndojnë edhe amerikanët, edhe francezët. Po ti e edukon keq brezin e ri, u thua të mos e duan atdheun se ai nuk është i mirë. Të duash vendin tënd do të thotë të duash shtëpinë tënde. Edhe ata që ti i quan "perëndimorë" kanë shumë këngë që ja kushtojnë atdhedashurisë.

Ti në fakt për të treguar se kupton muzikë, po na përmend 'Beatle's etj., etj. Por ti harron se ata artistë kishin fatin që lindën në shtete si Anglia e Amerika, e Vaçja e gjithë ai brez artistësh që ti i fshive fare, lindën në kohën kur komunizmi paralizoi e mbylli një vend të vogël që quhet Shqipëri.

Harron ti se nuk është faji i saj se lindi në atë kohë, se edhe ata artistë botërorë që përmend ti, po të kishin lindur këtu, do të dilnin në të njëjtin festival e do ta këndonin edhe ndonjë këngë për partinë.
Sipas teje, edhe aktorët e filmave e teatrove tona, gjithë skenaristët, regjisorët, kompozitorët e poetët, na qenkërkan pa vlera sepse në skenarët e këngët e tyre hera-herës paskan përmendur fjalën Parti.

Po pse nuk u largove në atë botën tjetër perëndimore kur të erdhi rasti? Të shkoje të jetoje mes njerëzve e artistëve që s'e kanë përmendur kurrë fjalën Parti e s'i paskërkan kënduar kurrë atdheut të tyre?
Po ta them unë. S'ta mban. Sepse andej nuk do të dilje dot në TV e nuk do shkruaje dot nëpër gazeta, sepse edhe ti ke nevojë të tregosh se ekziston. Dhe na e tregon me mënyrat më të shëmtuara.
Unë që të drejtohem, nuk jam e atij brezi, madje jam e një brezi që u rritëm mes rrëmujës, tranzicionit dhe normal, jemi brezi që vuajtëm mendërisht e shpirtërisht me shpresën se do të jetonim edhe ne si njerëz normalë.
Unë që të drejtohem nuk kam kënduar asnjë këngë për partinë, as nuk vij nga prindër komunistë e as të përndjekur. Unë jam rritur me dy prindër normalë, që jetojnë ndershmërisht me djersë, ashtu si shumica e popullit.
Unë që të drejtohem, jam ajo që edhe pse më janë ofruar të ardhura të majme të këndoj kohëve të fundit nëpër fushata, nuk kam pranuar, sepse kam kuptuar se sa të ndjeshëm jemi ndaj politikës, e nuk kam dashur kurrë të ngatërroj dashurinë time, muzikën me politikën. Dhe nuk kam kënduar as për parti e as për liderë, e nuk kam lëpirë sahanët e askujt, prandaj qëndroj shumë e fortë përballë teje e ligësisë tënde. Po, po, ti je i lig.
Harron ti se nuk ta ka fajin Vaçe Zela për vuajtjet e tua. Më vjen shumë keq për ata njerëz që vuajtën në atë regjim, më këputet shpirti të dëgjoj historitë e tyre të dhimbshme...
Por ti nuk përfaqëson dot as ata.
Sepse ti nuk je si ata.

Madje sa më shumë sjell në mend fytyrën tënde e sytë e tu të çakërryer nga inati që ke me botën, aq më shumë kuptoj se ti do të kishe qenë shumë i lumtur nëse do të ishe një nga oficerët e lartë të ushtrisë së Hitlerit. Të imagjinoj se me sa vullnet e përkushtim do t'i fusje nëpër furra njerëzit e pafajshëm, e ja, me imagjinatën e artistit po të shoh që sytë e tu marrin jetë, ti mbushesh me lumturi... sa më shumë shfaros racën e "keqe" njerëzore, aq më shumë ndjen se triumfon. Merre një herë foton e Hitlerit e vendose pranë vetes, dil në pasqyrë dhe mundohu të gjesh ndryshimet. Merr edhe foton e Vaçes e të kujtdo artisti e bëj të njëjtën analizë... shiko, brenda syve të artistëve ka shumë, po shumë dashuri (ndjenjë që ti nuk e njeh) .... merr e shiko sytë e tu... janë të mbushur me urrejtje e ftohtësi...

E bej këtë paralelizëm, sepse pakënaqësia jote, inati yt, ato çfarë t'i shkruan e nxjerr nga goja, më tregojnë se je i pashpirt. Më kujton një ish-oficer të ushtrisë hitleriane, që kishte shfarosur qindra njerëz, e ai me ftohtësinë më të madhe, thoshte se kishte bërë detyrën. Do thuash ti, po s'është njësoj.
Fjala vret me rëndë se plumbi. E ti përdor çdo mënyrë për të vrarë me fjalët e tua të shkruara me helm e me finesë, se helbete je i lexuar shumë zotrotë.

Nëse besojmë se ka një Zot, po ashtu e pranojmë se edhe djalli ekziston, dhe ashtu si Zoti përdor njerëz për të treguar ekzistencën e Tij, po ashtu këmba-këmbës e imiton edhe djalli, e na dërgon mes nesh vepra si puna jote.
Sa më shumë madhështi kuptove se ka figura e Vaçe Zeles, aq më shumë kuptove se askush nuk do të të qajë ty, aq më shumë kuptove se askush s'e çan kokën për ty... Nuk mundesh dot kurrë të përbaltësh figurën e saj. E kuptoj që ndihesh i eklipsuar, por tani, ky fat të ra.

Na quajte "debilë", the se na ka zënë debilizmi që ndjejmë, kuptojmë, shijojmë e këndojmë këngët e Vaçes... e di ti që tani që e mendoj, ti ke të drejtë? Sa herë unë i këndoj live ato këngë, të gjithë këndojnë në kor, edhe janë breza të ndryshëm... madje ka edhe 20-vjeçarë. E ata kanë lindur në komplet tjetër kohë me ty e me Enverin... Madje, as nuk duan t'ia dinë për komunizmin. E me sa duket, i paska zënë "debilizmi" edhe këta të rinjtë e sotëm.

Dëgjo, ti misionin tënd mbi tokë e kreve si i dërguar i djallit, na helmove sa herë munde. Mirë do të bëje ta bëje si Hitleri edhe ti, t'ia fusje vetes (se ashtu e dimë, që nuk e vranë por vrau veten )... e nëse s'ta mban me koqe plumbi, merr një litar, se thonë që ndjen edhe kënaqësi në akt e sipër.
E unë të jap fjalën se do të vij të të këndoj atë këngën e famshme të "Beatles", "Mbyte veten me litar o Dinooo".
Je modhern ti, e meriton të ta këndoj.
* Titujt janë të redaksisë. Titulli i origjinalit: Analizë për analistin

DEKLARATA
Fatos Lubonja: Debilizëm masiv për ikjen e Vaçes
Debilizëm masiv", e quajti publicisti i njohur, Fatos Lubonja periudhën që shoqëroi
përcjelljen e fundit të këngëtares Vaçe Zela nga shqiptarët. "Këngët e festivaleve tona nuk u përgjigjeshin ndjenjave të vërteta njerëzore, gjendjeve të vërteta shpirtërore dhe aq më pak aspiratave për të ndryshuar jetën tonë. Sepse "Valsi i lumturisë", që e kuptoj se mund të emocionojë Nexhmije Hoxhën, e cila prej shumë kohësh jeton në një botë virtuale për të mos u shqetësuar nga kujtimet e vrasjeve pa numër që ka bërë i shoqi dhe partia e tij, ishte një këngë e rrejshme, e kompozuar për të ilustruar thënien e Enver Hoxhës se "rinia jonë është më e lumtura në botë"", shkruan Lubonja në një koment për "Panoramën". "Vals o vals, ti jehon, në të bukurin atdhe, fushat tona i përshkon, ku shpërthen jet' e re". Këto, të dashur miq, janë vargjet banale të një kënge banale propagandistike dhe kush thotë sot se Vaçja i zgjidhte me kujdes këngët që do të këndonte, gënjen. Në fakt këto këngë i jepeshin Vaçes që kishte aftësi më të larta vokale dhe ajo i merrte e i këndonte pa u menduar gjatë, sepse kështu do të kishte famë e sukses", shprehet ai/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

KOMENTE