English

Dita e bekuar e pavarësisë së Kosovës

Kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten e tij znj. Linda Rama morën pjesë,mbrëmjen e djeshme në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë, me rastin e 6-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Në këtë pritje ishin të pranishëm zyrtarë të nivelit të lartë, politikanë, personalitete të fushave të ndryshme, përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në vendin tonë dhe të ftuar të tjerë. Kryeministri Rama i shprehu Zëvendësambasadorit z. Gani Veselaj urimet e tij për “ditën e bekuar të pavarësisë së Kosovës”.

KOMENTE